LISTA/ Nisin 'ethet' e Kombëtares, Bare dëmtohet sërish! Brruti risi, Sylvinho 'lutje' Evertonit për Brojën

14 Mars 2025, 13:28Sport TEMA
LISTA/ Nisin 'ethet' e Kombëtares, Bare dëmtohet

Mungon vetëm ndonjë detaj, pasi Sylvinho e ka gati listën për grumbullimin e parë në kualifikueset e Botërorit 2026. Kombëtarja e futbollit luan kundër Anglisë më 21 mars në Londër dhe tre ditë më vonë në Tiranë mbërrin Andorra, teksa tanët kërkojnë të bëjnë një nisje të mbarë në Grupin K kualifikues, kjo për të harruar dështimin në Ligën e Kombeve.

Braziliani i stoli vjen edhe këtë herë me risi, duke afruar në ekip mesfushorin e Malishevës, Etnik Brrutin. Djaloshi ishte kapiten i Kosovës U-21 dhe kalimi te Shqipëria pati jo pak polemika nga ana tjetër e kufirit (imagjinar).

Ndërkohë, mësohet se Keidi Bare i Real Zaragozës e kishte një ftesë për t'u rikthyer në ekip, por mesfushori ka pësuar një dëmtim në Spanjë dhe nuk pritet të jetë i gatshëm.

Veç tij edhe Broja, Tuci dhe Hysaj nuk duket se do jenë gati për ndeshjet e marsit, ndërsa shqetësojnë edhe Ismajli dhe Manaj. Dilemë është afrimi i Brojës, pasi duket se sulmuesi po kryen stërvitje të plotë dhe Everton mund ta përfshijë në listën e fundjavës për në Premier League. Nëse merr minuta, Broja mund të thirret edhe nga Sylvinho, me vetë trajnerin që ka kontaktuar klubin nga Liverpooli.

Pritet që e shtuna e 15 marsit të jetë dita kur Sylvinho do zyrtarizojë listën me emrat kuqezi.

Lista me emrat e mundshëm që mund të jenë pjesë e Kombëtares në mars:

Në portë: Thomas Strakosha, Alen Sherri, Elhan Kastrati, Simon Simoni

Mbrojtja: Arlind Ajeti, Naser Aliji, Berat Gjimshiti, Marash Kumbulla, Enea Mihaj, Ivan Balliu, Mario Mitaj

Mesi i fushës: Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Etnik Brruti, Qazim Laçi, Medon Berisha, Nedim Bajrami

Sulmi: Taulant Seferi, Ernest Muçi, Arbër Hoxha, Jasir Asani, Anis Mehmeti, Myrto Uzuni?, Mirlind Daku

Në dyshim nga lëndimi: Ardian Ismajli, Rey Manaj?

Lista e pritjes: Mario Dajsinani, Arinaldo Rrapaj, Andi Hadroj, Edison Ndreca, Amir Abrashi

Të dëmtuar: Armando Broja, Indrit Tuci, Elseid Hysaj

3 Komente

  1. N
    Noar

    Akoma me Nasera Sefera Hasana Abrashi Uzuna Ramadana .Angli Shqipëri me vjen keq po 7 - 0 me lëshime.

    Përgjigjjuni
    1. K
      Koli

      Cfare jane keto Lojtare Leshi,akoma me Ramadani ( Rezerve tek Lecce,nje ekip qe mund te bie nga Kategoria,nje Lojtar i Trashe qe nuk njeh fare Fantazine ose Gjuajtjet ne Porte),.Merret me Abrashi,35 vjec,Bare(sa here vjen Kimbetarja ai Demtohet), merret Seferi,ekipi tij po bie bga Kategoria ne Turqi,dhe disa si Hysaj i perzene nga Lazio se eshte Kot fare.Une thash Shyqyr qe Hysaj nuk vjen me,Trajneri merr Plakushin tjeter Nasirin,akoma merrni Balliun nje Rezerve prej muajsh tek ekipi tij.Pse nuk therritet 2 - 3 muaj para Vaten ne Kombetaren e madhe,dhe te shihnit a vibte apo jo?Pse nuk therritet Cristian Shpendin,por Rrezik merrni. Brojen qe ne 2 vjet ka 20 muaj i Demtuar.Kaq veshtire eshte te merrnit Hasen ne Itali,Gruden ne Angli,dhe te gjenit disa Mbrojtes Krahu te rinj,cfare Dreqin beni bashke me Mafiozin Duka.Do Rriheni keq,keq fare.

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sylvinjo raku

        Barre ja ben mire ketij Sylvinjo hajvanit. sepse Sylvinjo nuk e thiri ne Europian dhe ndaj Bare nuk i vjen me . Por Sylvinjo bajga merr Ramadanin ne mesfushe kur Ramadani nuk di ti bjere topit esht komplet hajvan

        Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje