Mbërrin oferta zyrtare në Rusi për Mirlind Dakun: Vjen nga Turqia, Rubin Kazan është i bindur se sulmuesi shkëlqen në EURO24

1 Qershor 2024, 17:28Sport TEMA
Mbërrin oferta zyrtare në Rusi për Mirlind Dakun: Vjen nga

Pas një sezoni fantastik dhe një rritje në muajt e fundit, Mirlind Daku nuk mund të mungonte në listën e Shqipërisë së Silvinjos.

Ky futbollist është i ftuar për Europianin e Gjermanisë, teksa do të jetë në konkurrencë me Brojën dhe Manajn.

Ndërkohë ka mbërritur oferta e parë zyrtare për Dakun në këtë merkato vere.

Në Rusi raportojnë se një ekip nga Turqia, ka kërkuar blerjen e kartonit.

Pavarësisht se nuk bëhet ende i ditur emri i ekipit, thuhet se Rubin Kazan do të pres mbarimin e EURO24 pasi janë të sigurt se Daku do të shkëlqejë dhe se vlera e kartonit të tij do të rritet. 

1 Komente

  1. P
    Pushka Top ../._Dak Shqiptari

    Daku do shenoj me Italine golin e dyte .Albania 2 : Italia 1

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje