“Më vjen keq, por Thomas Strakosha nuk ka talent”! Punoi me të te Lacio, Grigioni: Nuk rritet dot më si portieri se ka limit, deri këtu shkon

23 Tetor 2024, 20:03Sport TEMA
“Më vjen keq, por Thomas Strakosha nuk ka talent”! Punoi me

Ish-përgatitësi i portierëve te Lacio, Adalberto Grigioni, ka dhënë mendimin e tij sa i përket portierëve të kryeqytetasve që ka punuar në të kaluarën. Mes tyre ishte edhe Thomas Strakosha, për të cilin italiani nuk ngurroi që të thotë edhe fjalën e fundit. Sipas tij, portieri shqiptar nuk ka talent dhe ka një limit se deri ku mund të shkojë.

“Strakosha? Erdhi te ne kur ishte 15 vjec. E pamë menjëherë që kishte një strukturë fantastike fizike për një portier, thjesht duhej të ndërtohej. Megjithatë, për fat të keq, nuk kishte ndonjë talent të madh. Prandaj ne u përpoqëm ta rrisnim, por herë pas here kishte boshllëqe sepse nuk kishte talent, pak introvert si karakter dhe shpeshherë negativ. Pas një kohe u kuptua se nuk mund të shkonte më tej, kishte një limit dhe nuk kishte më motivim për t’u rritur pasi e kishte vendin e garantuar”, tha Grigoni. 

3 Komente

  1. k
    kxp

    Nuk e ke gabim po hajde e mbushja mendjen trainiereve te kombetares sone. C'do top qe gjuan me kembe Strakosha ben gabime.Cdo kros ne zone ben dalje te gabuar.

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sylvinjo

      Lere more ca thote ky ne artikull .Strakosha ka shpetuar gola te sigurte , kunder Italise, pershembull ku mbrojtja jone me Gjimshitin ne krye ishin zero fare, sulmi italian u kalonte topi nga shalet . Gjimshitit, Mitaj, etj dhe ishte Strakosha qe shpetoi 4-5 gola te sigurte . Edhe ne keto ndeshjet e fundit Strakosha shpeptoi gola te sigurte , qysh do degjojme kete sharlatanin e Italise. Na plasi raku se ca thote Italiani, ne shikojme pritjet qe Strakosha ben ne ndeshjet e Kombetares sone, dhe aty Strakosha eshte i shkelqyer. Portier me te more se Strakosha ne nuk kemi pasur asnjehere .

      Përgjigjjuni
    2. E
      Elton

      Te largohet nga Kombetarja i paaafti, ku ka hyre me mik e ndikimin e te atit (shume me i talentuar se ky). Ne cdo ndeshje peson gol!

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje