Merkato, Gjimshiti pas shtatë vitesh në Bergamo mendon largimin

2 Qershor 2025, 15:00Sport TEMA
Merkato, Gjimshiti pas shtatë vitesh në Bergamo mendon largimin

Pas plot shtatë vitesh në Bergamo, Berat Gjimshiti po mendon seriozisht që të ndryshojë ambient.

Sipas medieve italiane për shqiptarin interesi i shfaqur nga një klub nga Katari verën e kaluar ka qenë konkret. Po i njëjti klub është rikthyer përsëri në sulm për Gjimshitin, i cili kësaj here ka marrë një ofertë të mirë financiare.

Mësohet se skuadra e Al-Rayyan ka gati 10-15 milionë euro për bindur Atalantën që të pranojë të privohet nga shërbimet e Gjimshtit.

Skuadra në fjalë ka bërë gati kontratën e jetës për 32-vjeçarin, i cili jo vetëm do të përfitojë shifra të konsiderueshme, por edhe do të ketë mundësi që të provojë një aventurë të re.

Lini një Përgjigje