Messi-Maradona, “kokë më kokë” edhe për rekordin e lojtarit më krijues në historinë e Kupës së Botës

5 Dhjetor 2022, 15:29Sport TEMA

Messi-Maradona, “kokë më kokë” edhe për rekordin

Kjo pamje është sipas statistikave të fundit, të përshkruara nga llogaria në Twitter @VisualGame, që ka kaluar nëpër librat e rekordeve për të identifikuar se cilët lojtarë kanë krijuar më shumë shanse (asiste) në Kupat e Botës.

Pas paraqitjes madhështore të Messit kundër Australisë në 1/8 finale, të shtunën në mbrëmje, ai tani ka barazuar bashkatdhetarin Diego Maradona me 67 asiste në ndeshjet e Kupës së Botës.

Dyshja argjentinase është shumë larg pjesës tjetër të grupit, me Wolfgang Overath në vendin e tretë, me 59 shanse të krijuara. Ndërsa lojtarë si Kevin De Bruyne, Mesut Ozil, Xavi Hernanez, Neymar dhe madje edhe Johan Cruyff duhet të kënaqen me një pozicion më poshtë në listë.

Shikoni 24 lojtarët më kreativë të Botërorit më poshtë.
=22. Jairzinho – 35 shanset e krijuara
=22. Zbigniew Boniek – 35 shanset e krijuara
=22. Gheorge Hagi – 35 asiste
=19. Bernd Schneider – 36 asiste
=19. Juan Sebastian Veron – 36 asiste
=19. Johan Cruyff – 36 asiste
18. Luis Figo – 37 asiste
=16. Enzo Scifo – 38 asiste
=16. Thomas Habler – 38 asiste
15. Neymar – 39 asiste
=12. Grzegorz Lato – 41 asiste
=12. Bastian Schweinsteiger – 41 asiste
=12. Pierre Littbarski – 41 asiste
11. Xavi Hernandez – 42 asiste
10. Michel Platini – 43 asiste
9. Thomas Muller – 45 asiste
8. Kazimierz Deyna – 47 asiste
=5. Mesut Ozil – 48 asiste
=5. Kevin De Bruyne – 48 asiste
=5. Alan Giresse – 48 asiste
4. Lothar Matthaus – 49 asiste
3. Wolfgang Overath – 59 asiste
=1. Diego Maradona – 67 asiste
=1. Lionel Messi – 67 asiste

Edhe më e pabesueshme, të dy, Messi dhe Maradona kanë mesatarisht 3.1 raste të krijuara (asiste) për ndeshje të Kupës së Botës, që do të thotë se janë saktësisht të barabartë. Natyrisht, Messi do të ketë mundësinë ta kalojë Maradonën ndërsa edicioni 2022 vazhdon, për sa kohë që Argjentina është ende në garë.

Është intriguese të shohësh dyshen që aq shpesh krahasohen me njëri-tjetrin në vendin e tyre, kokë për kokë edhe në këtë përplasje statistikash. Edhe pse, siç mund të shihet në tweet-in më sipër, kur bëhet fjalë për driblimet më të suksesshme të kryera në historinë e Kupës së Botës, Messi nuk mund të preket.

4 Komente

  1. B
    Bato

    Koke me koke Mesi behet kur to japi Argentines nje kupe bote sic ja dha maradona

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tifozi

      As nuk i afrohet Mesi,Maradones, sado te nxirni budallaliqe me asiste e me pordhe, Maradona ishte i te gjithave, me te pire e me te .ire, ai i perdorte te gjitha dhe i dha dhe kupen e botes i vetem, Argjentines. Mesi nuk e mer dot i vetem kupen, pervec se me ndihmen e skuadres, te shikojme a do ta marin sivjet.

      Përgjigjjuni
      1. D
        Diskurs

        Tifozi jo per replike se nuk e di sa vjec je,por nje kupe bote deri ne fund ka 7 ndeshje dhe Maradona per ato 7 ndeshje ne ate kampionat boteror ishte mbreti skam asgje kunder por pastaj ku ishte?Tjetri ka 17 vjet qe eshte ne maje dhe i ka bere te gjitha ato qe ka bere Maradona biles dyfish.Eshte shume e veshtire te thyesh nje mit qe ka krijuar Maradona sikur po te ishte behej nami gjithsej ka fituar 1 kampionat boteror 2 kampionate dhe nje kupe Uefa.Sa ka fituar ky tjetri? duhet te shkruaj nja 4 rreshta.Ne moshen 36 vjec Maradona shijonte azilin ishte gjithe kohes ne varesi te asaj qe kishte gelltitur qe me Napolin bente operacion per zvogelimin e stomakut,nuk kane te mbaruar peripecitet deri ne fundin fatal.Vetem per nje gje kishte qe ishte karizmatik gezonte respektin maksimal te shokeve dhe shkonte mire me te gjithe ishte lider kjo sduhet mohuar ama ne nivelin futbollistik Messi nuk ka asgje mangut nga ai perkundrazi ka karriere me te sukseshme.

        Përgjigjjuni
        1. 1
          1001

          Ishin kohe te tjera kur luante Maradona , nuk mund te besh dot paralelizma , sot Maradona me kete lloj futbolli qe luhet dhe me VAR me nje teknologji te tille te topi , te loja , te kundersulmet e shpejta nuk do i kapte as koqet Messit , dhe jo te krahasohej me te ....Messi eshte cilesuar si futbollisti me i zgjuar sot per sot , jo me i forti dhe me sportivi se KR7 nuk le vend per krahasim , vec si zgjuarsi Messi eshte i pakapshem ....

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje