Anglia fiton, argëtohet dhe ruan energjitë! Në çerekfinale ndaj kampionëve

4 Dhjetor 2022, 21:56Sport TEMA

Anglia fiton, argëtohet dhe ruan energjitë! Në çerekfinale

Anglia fitoi lehtësisht 3-0 ndaj Senegalit dhe siguroi kualifikimin në çerekfinalet e Katar 2022, raund në të cilin do të sfidojë Francën për një biletë mes katër kombëtareve më të mira në Botëror.

Djemtë e Gareth Southgate e nisën ndeshjen me ritëm të ulët, kampionët e Afrikës patën iniciativën në minutat e para, por fundi i fraksionit të parë të ndeshjes solli dy gola të anglezëve.

Në fillim ishte Jordan Henderson që zhbllokoi rezultatin pas një asisti të bukur nga Jude Bellingham, ndërsa në minutat shtesë erdhi edhe zhbllokimi i kapitenit Harry Kane. Sulmuesi mori një asist nga Phil Foden dhe nisi festën me shokët e skuadrës.

Anglia realizoi edhe golin e tretë në minutën e 57’. Sërish asist i Foden dhe gol i Bukayo Saka. Talenti i Arsenalit u ngjit në kuotën e 3 golave në Botërorin e Katarit. Ndeshja nuk pati më histori dhe u mbyll me festën e “Tre Luanëve”, të cilët i pret beteja e zjarrtë ndaj kampionëve në fuqi të Francës.

2 Komente

  1. S
    Schopenhauer

    Do hanë dru nga Franca, prisni dhe pak.

    1. A
      ASI

      Nuk kane shanse me Francen. Ka shume talente ekipi, Mbappe, Griezmann, Giroud...

      Lini një Përgjigje