Pavarësisht fitores me Australinë, në kampin e Argjentinës ka një çështje që e shqetëson jo pak trajnerin Lionel Scaloni. Lautaro Martinez duket se është futur në një tunel të errët nga i cili nuk arrin të dalë dhe vëmendjen në Katar po e tërheqin emra të tjerë, më pak të lakuar.
Tifozët bardhekaltër nuk e kanë kursyer për shumë raste të humbura ndërsa në shumë momente me Australinë ai kishte mundësinë ta mbyllte përfundimisht ndeshjen me një gol të tretë por nuk e bëri këtë duke rrezikuar madje edhe fitoren e Argjentinës. Për t’i dalë në mbrojtje ka menduar Agustina Gandolfo e cila bën këtë postim në rrjetet sociale:
“Mos harroni se ky djali është golashënuesi më i mirë i kësaj skuadre pas Leo Messit”. Lautaro numëron 21 realizime, 7 më pak se numri 10 i Argjentinës.
Lini një Përgjigje