Federata e Kosovës ankohet në FIFA për “fyerjet dhe thirrjet raciste” ndaj shqiptarëve në ndeshjen Zvicër-Serbi

4 Dhjetor 2022, 18:48Sport TEMA

Federata e Kosovës ankohet në FIFA për “fyerjet dhe

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) tha se ka dorëzuar në Federatën Botërore të Futbollit (FIFA) ankesë dhe dëshmi, për shkak të, siç tha, “fyerjes së rëndë të trajnerit të përfaqësueses së Serbisë” si dhe “veprimeve raciste të tifozëve serbë” gjatë ndeshjes Zvicër-Serbi, të mbajtur më 2 dhjetor në kuadër të Kupës së Botës.

Sipas FFK-së, shfaqja e sloganeve me mesazhe politike dhe raciste ndaj shqiptare u dëgjuan pothuajse gjatë tërë ndeshjes, që Zvicra e fitoi me rezultat 3:2.

“FFK kërkon nga FIFA hetim të këtij rasti dhe sanksione ndaj Federatës së Futbollit të Serbisë, në mënyrë që thirrjet fashiste njëherë e përgjithmonë të qëndrojnë larg stadiumeve të futbollit dhe larg ngjarjeve si Kupa e Botës”, thuhet në njoftimin e FFK-së.

Sipas FFK-së, thirrje të tilla nga tifozë të ekipeve pjesëmarrëse në Kupën e Botës, që po mbahet në Katar, “nuk mund të kuptohen e arsyetohen nga askush, sidomos tani kur Evropa po kërcënohet nga situata e brishtë e sigurisë si pasojë e agresionit të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë”.

“Ekipe dhe tifozë me sjellje e filozofi të urrejtjes së njeriut për njeriun nuk do të duhej të kenë vend në ngjarje kaq të rëndësishme sportive siç është Botërori ‘Katari 2022’”, tha FFK-ja më 4 dhjetor.

Në përfaqësuesen e Zvicrës luajnë lojtarë me prejardhje shqiptare, përfshirë Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri me prejardhje nga Kosova, dhe Ardon Jashari me prejardhje nga Maqedonia e Veriut. Ndeshja midis Zvicrës dhe Serbisë u përshkrua me tensione, midis kapitenit të Zvicrës Xhaka, dhe lojtarëve të Serbisë që ishin në fushë, por dhe ata që ishin në bankën rezervë.

Zvicra arriti të eliminonte Serbinë nga Kupa e Botës, duke kaluar kështu fazën e grupeve, dhe tashmë do të përballet me Portugalinë më 6 dhjetor në rundin e eliminimeve direkte. Ndryshe, në nëntor FFK-ja dorëzoi ankesë në FIFA për shfaqjen e një flamuri në zhveshtoren e përfaqësueses së Serbisë, me hartën e Kosovës me ngjyrat e flamurit serb dhe me mbishkrimin “S’ka dorëzim”.

Pas kësaj ankese, FIFA tha se ka nisur masa disiplinore ndaj Federatës serbe të Futbollit. FIFA citoi një pjesë të kodit të saj disiplinor që mbulon sjelljen e pahijshme, duke përfshirë “gjestet, shenjat ose gjuhën fyese” dhe “përdorimin e një ngjarjeje sportive për demonstrime të një natyre josportive”.

5 Komente

  1. c
    colo

    Po Duçja i FSHF pse nuk dergon ankese ne FIFA? Video e tifozeve serbe ne stadium duke thirrur Vrisni Shqiptaret eshte anembane mediave nderkombetare vetem ky bastardi yne nuk e shikon.

    1. S
      Sebastia

      Se esht nje cop muti ashtu si kryegjakqimi vllahojevgorumun. Dikur kam pas gjyku veprimet e Aliut por sot e kuptoj pse i ka shk...dhy farefisin vllahogrekogabelve gjakqiima! Ne shqiperi duhet KRYQEZATE per te shfaros njeher e mire rracen e ndryre jevgortofisqiiime bashke me shume bastarde si Duka

    2. N
      Nji Veprim i Drejte i FFK

      Duhet mos te falet me asnji fyerje e Kriminelave serbe neper Stadiume . Koha e Millosheviqit vdiq dhe ska asnji bir kurve ta ngjalle . FFK s'duhet te ndalet se kerkuari denimin e Krimineleve serb .Jane reagimi qe te japin Dinjitet si Shtet dhe duke i ber Kafshet mos te qisin me dhembet ne shkallet e stadiumit siedhe ne Traineret Psikopate serbe te largohen nga Futbolli e shkojne ushtrojn talentin ne ndonji Spital Psiqiatrik . Tregojuni vendin kafshes serbe se aty ku luajn Njerezit kafshet jane ne Stadiumin e gabuar

      1. A
        A.s

        Veprim me vend,por per sharjen e nenes shqipetare do duhej te reagojne dy minstrite e puneve te jashtme , Shqiperise dhe Kosoves!

        1. J
          Juli

          Ja fusni kot dhe ju për sharjen nga nëna. Ato janë sharje normale që përdoren në cdo vënd: parlament,rrugë,shtëpi,shoqëri,vllazëri,:) :)

        Lini një Përgjigje