Messi magjik, Argjentina në çerekfinale

3 Dhjetor 2022, 21:58Sport TEMA

Messi magjik, Argjentina në çerekfinale

Argjentina ka arritur të fitojë sot në mbrëmje ndaj Australisë.

Ndeshja ka qenë tepër intensive dhe nuk ishte një Argjentinë perfekte ndaj Australisë, ku të kaltërit e Scalonit kanë fituar me vështirësi.

Goli i parë erdhi në minutën e 35-të, ku Messi përballë tre kundërshtarëve dërgon topin mjeshtërisht në rrjetë.

Pjesa e parë është mbyllur me këtë rezultat, por ishte i dukshëm presioni i lartë i ushtruar nga australianët.

Pjesa e dytë nisi përsëri në favor të Argjentinës, ku në minutën e 57-të, De Paul dhe Alvarez ushtrojnë presion në zonën e kundërshtarit duke bërë që portieri të humbas topin dhe Alvarez e dërgon në rrjetë.

Befasia vjen në minutën e 77-të, ku Australia e palodhur gjen golin e ngushtimit të rezultatit, ku goditja e kryer devijohet nga Ferndandez dhe shkon në rrjetë.

Argjentina tentoi edhe disa herë të shënonte golin e sigurisë, por nuk ia doli.

Me këtë fitore, Argjentina dhe Messi kalojnë në fazën çerekfinale, ku do të gjejnë përballë Holandën.

6 Komente

  1. T
    Tani

    Ku e kishte magjiken Mesi? Apo se beri nje goal me nje gjuajtje te lehte qe portjeri duhen ta priste... Apo e kishte magjiken te goli i dyte qe ja falen argjentines?? Me ke luajten?? Me Australine...lolll elipo me i dobet ne kete kampionat.. Argjentina me fat...

    1. B
      Beni

      Eshte e sigurte qe FIFA ka vendosur qe kupen e botes ta marri Argjentina vetem per hater te Mesit,shikoni ca padrejtesish do te behen ne tre ndeshjet e mbetur !

      1. O
        Olti Hipopotam Curri

        Me ate mendje rri ti se i rruhet shume FIFAS per Argjentinen

        1. A
          Artan

          Ku pe ndonjë padrejtesi ti, na ndriço pak?

        2. M
          Messi#1

          Artab, keta qe flasin jane tifoze te kalamanin Ronaldo, qe asnje skuader nuk do qe ta kete ne organike tashme. E bejne se ju qan zemra per cunin e mamit qe qan cdo sekonde dhe qe quhet Ronaldo. Me vjen keq qe ndeshja rradhes eshte Argjentine-Hollande dhe njera duhet te ike.

          1. T
            Te yfte

            Tani dhe Beni ik futini nje te dhime.Shikoni ndonje sport tjeter se me futbollin skeni lidhje.Koqet e kandarit eshte 36 vjec gati dhe mban nje ekip ne kete faze te boterorit.Jeni mesuar qe te beje si dikur per tju mbushur mendjen ju boleve?

            Lini një Përgjigje