Roland Qafoku
Kjo foto është realizuar mbrëmë nga fotoreporteri zyrtar i agjensisë së lajmeve serbe “Tanjug”. Ka bërë xhiron e rrjetit jo vetëm për ne shqiptarët por edhe për serbët dhe më gjerë. Gazetari i gazetës së Beogradit “Blic” ka shkruar në diçiturë:
Futbollistët e Serbisë dhe Zvicrës përlasen mes tyre. Në fakt është shqiptari I Kosovës Granit Xhaka që përleshet me katër futbollistë serbë dhe në ndihmë në këtë moment i vjen i vetëm Breel Embolo. Por gazetari serb nuk e evidenton se ai është shqiptar.
Është vërtetë një foto epike dhe që do mbetet në histori edhe për shkak se autori i saj është serb. Fotoja e dytë i takon 14 tetorit 2014 në Beograd në takimin mes Serbisë dhe Shqipërisë dhe në të është Taulant Xhaka vëllai i Granitit, jo kundër katër por 11 futbollistëve serbë. I vetëm, në mes të Beogardit, përfaqëson ngjyrat e Shqipërisë dhe tregon më shumë se sa karakter dhe guxim.
Të gjithë ne shqiptarët mbrëmë ishim me Zvicrën për arsyen e vetme se thelbi i atij ekipi janë dy shqiptarët Xhaka dhe Shaqiri. Të dy treguan talent dhe me rezultatin e arritur mposhtën një ekip që nuk ia shmang dot nacionalizmin.
Por pas përfundimit të ndeshjes të gjithë besoj ndjehemi dhe jemi krenarë akoma më shumë për Xhakën e kombëtares së Shqipërisë. Na mungon në kombëtare karakteri i tij edhe pse ndonjëherë edhe e ka tepruar me ndonjë llastim ndaj trajnerëve.
Vërtetë Graniti është më i talentuar, por Taulanti ka treguar se mbetet simboli i një futbollsiti më me gjak dhe që lufton deri në pikën e fundit të djersës për flamurin shqiptar. Dhe të imagjinosh që në kombëtaren aktuale ka futbollistë që nuk dinë as shqip dhe që nuk e dinin që ishin shqiptarë derisa ia zbuloi dikush.
Si Taulanti dhe Graniti janë legjenda për atë që i kanë dhënë krenari kombit shqiotar, Por Taulanti qendron më lart. Qoftë edhe për shkak të kësaj foto që po botojmë këtu. Përfaqëson Shqipërinë.
...megjithate lojerat e futbollit, si te githa lojerat e tjera ne bote, duhet te manifestojne miqesi, jo armiqesi nacionale.
Dy maloke,na çate karrin me patriotizmin,rrace e ndyre
Mos bej kson krahasimesh or Idiot gazetar.Ata jane Vellezer,jane Patriote sepse rrjedhin nga nje familje e mire patriotike,por nuk mund ti krahasosh sepse njeri beri balle 5 serbve(Granidi),dhe tjetri 11 serbve(Taulanti).Fotot jane bere ne rrethana te ndryshme,dhe histori te ndryshme:Taulanti i kishte dhe 22 shqiptare mbas veti,kurse Graniti asnje.Prandaj mjaft or ju Gazetare Leshi.Graniti do ngelet Futbollisti me i mire me origjine Shqiptare ne Arenen Nderkombetare,dhe Pike.
ca shkrimi pa lidhje fare
Shkrim model i nje mentaliteti te nivelit medioker, ku shkelqen patriotizmi injorant qe pa asnje aresye dallon se cili nga vellezerit eshte me lart se tjetri, apo e ben me krenar kombin e tyre. Ato njelloj jane qytetare dhe sportiste qe i japin krenari kombit shqiptar me profesionalizmin dhe shpirtin e tyre te gares.
Aman mor se me hoqet trurin. Po po te ishin shqiptar loznin o per shqiperin o per kosoven. Boll hipokrita.
Po keta lojtaret e tjere te Zvicres perse bejne sehir dhe nuk futen ta ndihmojne
Gazetar fshatar me bisht jane 500 vjet mbrapa botes
Ky shkrim eshte si puna e asaj qe thoshte nona e Belulit: "Muti i Belulit nuk vjen ere".
Më vie keq për kosovarët që komentojnë duke u munduar që anti shqiptarëve nga Shqipëria i bindin të bëhën shqiptar kur ata kryesisht jan arumun,progrek e pro sllav.Miqtë rus e kinezë kanë lënë spermën e tyre.Pastaj për pak lekë që u ndan Serbia e Greqia janë të gatçëm të tradhtojnë shqiptarinë dhe po u desht të deklarohen dhe arixhinjë.