Prestigjozja spanjolle “Marca”: Zvicra, Serbia dhe Kosova luajtën ndeshjen më të mirë në Botëror

3 Dhjetor 2022, 14:20Sport TEMA

Prestigjozja spanjolle “Marca”: Zvicra, Serbia dhe Kosova

“Ishte ndeshje e dy ekipeve në të cilën luajtën tre. Rivaliteti mes Zvicrës dhe Serbisë për kohë të gjatë ka përfshirë edhe Kosovën. Ishte e mjaftueshme të shihni rrjetet sociale për të kuptuar vlerën sociale dhe gjeopolitike të ndeshjes në stadiumin 974”.

Kështu ka shkruar gazeta presitgjpze spanjolle, Marca, për ndeshjen Serbi– Zvicër, e cila u mbyll me rezultatin 3-2 në favor të “helvetëve”, ku protagonistët kryesorë ishin sërish dy lojtarët me orgjinë shqiptare Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri.

Shaqiri ishte dhe autori i golit të parë për Zvicrën që i hapi rrugë suksesit dhe kualifikimit të tyre.

Sipas Marcas, katër vjet më parë në Rusi, Shaqiri e Xhaka ua bënë të qartë serbëve prejardhjen e tyre. Gazeta spanjolle e ka vlerësuar ndeshjen si më të mirën në botëror.

“Thonë se koha shëron gjithçka, por ka gjëra që nuk do të shërohen kurrë. Ishte Shaqiri që shënoi pas 20 minutave dhe shkoi te tifozët serbë për t’ua mbyllur gojën.

Dy herë. Përqafimi i tij me Xhakën as nuk kishte nevojë për shpjegim”, shkruan Marca.

 

1 Komente

  1. t
    tifozi

    Kam brohoritur me sa fuqi qe kisha per Zvicren, qe une e quaj kombetarja jone B, njesoj sikur te luante dhe fitonte kombetarja jone A. Xhaka me bluzen e Jasharit, ka qene fenomenale. Djem si Graniti, Xherdani e te tjere me mbushin me shprese se shpirti i shqiptarit do rroje perjete. I uroj djemve suksese ne ndeshjen e rradhes me Portugaline.

    Lini një Përgjigje