Xherdan Shaqiri “mbulohet” në rekorde, askush si ai te Zvicra

3 Dhjetor 2022, 10:42Sport TEMA

Xherdan Shaqiri “mbulohet” në rekorde, askush si ai te Zvicra

Xherdan Shaqiri realizoi ndaj Serbisë në ndeshjen e fundit të grupit, ndaj një kundërshtari që e ka kthyer në të preferuar.

Jo vetëm kaq, pasi tani Shaqiri është i pari dhe i vetmi lojtar (momentalisht) i Zvicrës që ka shënuar radhazi në 3 edicionet e fundit të Kupës së Botës.

Në Brazil 2014, Xherdani shënoi 3 gola ndaj Hondurasit.

Në Rusi 2018 dhe Katar 2022 ka shënuar ndaj Serbisë.

Misioni i radhës do të jetë Portugalia, aty ku Shaqiri do të kërkojë golin e parë në fazën me eliminim direkt dhe pse jo edhe kualifikimin.

Lini një Përgjigje