Mbrojtësi i Uruguait “shpërthen” ndaj FIFA-s: Janë një tufë hajdutësh, këta bij ku*****

3 Dhjetor 2022, 09:48Sport TEMA

Mbrojtësi i Uruguait “shpërthen” ndaj FIFA-s: Janë

Jose Maria Gimenez, mbrojtësi i Uruguait, shpërtheu kundër FIFA-s pas ndeshjes që skuadra amerikano-jugore fitoi ndaj Ganës me rezultatin 2-0, por që nuk i mjaftoi për t’u kualifikuar në fazën e 1/8 të Botërorit.

“Janë një tufë hajdutësh këta bij k… Po, po, më xhiro”, iu drejtua kamerës lojtari i Atletico Madrid.

Daniel Siebert, arbitri gjerman i ndeshjes, injoroi dy raste për 11-metërsh të mundshëm në zonën e Ganës. Njërën madje shkoi ta shikonte në VAR (ndërhyrjen e Amartey ndaj Darwin Nunez), por Siebert nuk e akordoi penallti edhe pasi e pa në monitor.

Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, lojtarët uruguaianë iu turrën arbitrit gjerman, ndërsa Cavani kur po dilte nga fusha, hodhi në tokë monitorin e VAR-it. Për t’i vënë kapakun, Suarez deklaroi: “FIFA është kundër Uruguait”.

Uruguait do t’i mjaftonte një gol tjetër për t’u kualifikuar më tej, me golaverazh më të mirë sesa Koreja e Jugut.

1 Komente

  1. k
    kete kisha une.

    Te theme te drejten, eshte hera para pas me shume se kaq vjetesh qe nuk po e ndjek rregullisht kampionatin boteror te futbollit, pa lere kur pashe golin e akorduar te Japonise qe topi doli komplet nga fusha e lojes dhe arbitri e dha gol; po vari, ja vari?. Absurd dhe mos i lundershto te keqe me force! tipikisht kapitalizem ne ye gjitha fushat e jetes, vendos i forti. Nje kampionat banal , njesoj si covidi. Une te isha trajner i ndonje skuadre, do terhiqesha nga ky kampionat, pavaresisht se atyre s'u pellcet bytha. Kampionat banal!

    Lini një Përgjigje