Trajneri i Zvicrës mbron Xhakën: Ishte më i miri, nuk pati asgjë politike

3 Dhjetor 2022, 15:01Sport TEMA

Trajneri i Zvicrës mbron Xhakën: Ishte më i miri, nuk pati

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin, i ka dal në mbrojtje kapitenit Granit Xhaka për ngjarjet e ndodhura mbrëmë në sfidën kundër Serbisë.

Ai mohoi se çështjet politike ishin strumbullari i sherreve në fushë.

“Pashë vetëm që Granit Xhaka ishte i përqendruar 100% në lojë dhe luajti shumë mirë. Nuk e di me saktësi se çfarë ndodhi në fushë.

Pashë vetëm që lojtarët e stolit të Serbisë hynë në fushë dhe disa të tjerë që u munduan që t’i qetësonin.

Ndodhin në futboll këto, ndeshje si kjo kanë emocione. Nuk mund të presësh që mos të kenë emocione”, u shpreh tekniku i zvicerianëve.

 

Lini një Përgjigje