Ish-futbollisti i njohur i Serbisë arrestohet si trafikant ndërkombëtar kokaine

3 Dhjetor 2022, 21:40Sport TEMA

Ish-futbollisti i njohur i Serbisë arrestohet si trafikant

Një emër i njohur i futbollit serb është arrestuar si trafikant ndërkombëtar kokaine. Bëhet fjalë për Dushan Petroviç, ish-lojtari i përfaqësueses serbe, me një të kaluar në Bundesligë, është arrestuar teksa po transportonte 115 kilogramë kokainë.

Ish-futbollisti 48-vjeçar u arrestua në Amsterdam, në një aksion të koordinuar nga Europoli. Ai ishte një nga 8 personat e arrestuar për trafik ndërkombëtar, pasi kishin organizuara kalimin e  substancave narkotike nga Amerika Latine në Roterdam. 

Që aty kishin kaluar këtë sasi në Arlon të Belgjikës dhe po planifikonin ta kalonin në Gjermani, ku Petkoviç ka luajtur në karrierën e tij me klube të Bundesligës si Volfsburg e Nuremberg.

Petkoviç është aktualisht drejtori sportiv i klubit të OFK Beograd në futbollin serb. Ai është një emër i njohur edhe pse nuk ka luajtur shumë ndeshje me përfaqësuesen e tij. 

Emri i tij bëri bujë sidomos në vitin 2006, kur u grumbullua në Serbisë për të marrë pjesë në Botëror në vend të Mirko Vuçiniç të dëmtuar (asokohe Serbia dhe Mali i Zi përfaqësoheshin të bashkuara). 

Por ai u tërhoq nga grumbullimi pasi ftesa i kishte ardhur nga baba i tij, Ilija Petkoviç, i cili ishte trajneri i përfaqësueses dhe kjo u cilësua si një skandal i madh.

Lini një Përgjigje