Shkëlqejnë Mbappe dhe Zhirud, Franca kalon në çerekfinale, Levandoski dhe Polonia kthehen në shtëpi

4 Dhjetor 2022, 17:59Sport TEMA

Shkëlqejnë Mbappe dhe Zhirud, Franca kalon në çerekfinale,

Një Francë madhështore kundër Polonisë! Një gol nga Oliver Zhiru në pjesën e parë dhe dy të tjerë nga Kilian Mbape në të dytën (74’ dhe 90’+1’) iu dhuruan “gjelave” një fitore bindëse 3-1 ndaj Levandovskit me shokë.

Një mbrëmje rekordesh për Zhiru, me golin e tij të 52-të me Kombëtaren, duke qene ai realizuesi më i mirë në historinë e përfaqësueses franceze, me Tieri Henri që është ndalur në kuotën e 51 golave.


Për sulmuesin e PSG-së, Kilian Mbape bëhet fjalë për golat me numër 4 dhe 5 në Kupën e Botës, duke qenë ai golashënuesi më i mirë deri tani në Botërorin e Katarit.

Për Poloninë, golin e nderit e realizoi me Levandovski me penallti, në goditjen e përsëritur, pasi e para u ndal nga kapiteni Loris.

2 Komente

  1. B
    Bujar Kanapari

    Levandovski u be si nje lojtar i kategorise se trete ne Shqiperi. I papergjegjshem ne gjuajtjet e penalltive.

    1. W
      WWW

      Finalja do jete Brazil - France

      Lini një Përgjigje