“FIFA favorizon më të mirët”, trajneri i Koresë së Jugut sulmon qeverinë e futbollit

4 Dhjetor 2022, 20:16Sport TEMA

“FIFA favorizon më të mirët”, trajneri i Koresë

Korea do të startojë ditën e nesërme fazën e saj me eleminim direkt. Kundërshtari i tyre është pretendenti numër 1, për të fituar këtë edicion të Kupës së Botës, Brazili.

Sfida e cila do të zhvillohet në orën 20:00, pritet me shumë emocion nga koreanët, pasi arritën të bënin surprizën në grupe dhe kërkojnë një tjetër rezultat befasues.

Trajneri i kombëtares së Korësë, Paulo Bento  foli në konferëncën për shtyp, ku theksin e vendosi tek koha e shkurtër e pushimit mes ndeshjeve. Akuzat e trajnerit portugez ishin të gjitha të adresuara për FIFA-n, që sipas Bentos favorizon ekipet e forta.

Deklarata:

“Pas 72 orësh duhet të kthehemi në fushë. Ne nuk mund të stërvitemi siç duhet në kaq pak orë kohë. Ne nuk jemi Brazili që mund të përballojë të pushojë të gjithë titullarët. FIFA tenton të favorizojë më të fortët, shumë e padrejtë.

Unë nuk shoh ndonjë arsye që ata të kenë presion mbi supet e tyre. Nëse kjo do të ishte një ekip që shkonte gjithmonë në fazën tjetër, atëherë unë do të thosha po, ju duhet të vazhdoni dhe kjo duhet të vazhdojë të ndodhë. Por, nuk besoj se kjo është barra që ata kanë.

Është një skuadër jashtëzakonisht e organizuar në të gjitha aspektet e lojës. Ka një përvojë të madhe si gjatë Kupës së Botës ashtu edhe në nivel kombëtar. Ne do të duhet të jemi në lartësinë e lojës, që të mund të jemi, konkurrues me një ekip me cilësi dhe përvojë të tillë.

Son ka cilësi të jashtëzakonshme, me një kapacitet fizik të jashtëzakonshëm. Unë mendoj se fakti që ai do të mbante një maskë nuk është një shqetësim për të – është mëse e natyrshme për të. Ne kemi qëndruar me planin që kur mbërritëm këtu, por do të shohim nesër se si do të jetë në fushë.”

Lini një Përgjigje