
Një histori rrëqethëse që po thyen rekorde shikueshmërie në platformën Netflix.
Bazuar në historinë e vërtetë të Yusrës dhe Sarës, biografia e dy motrave siriane që braktisën vendin pas luftës, rrëfen realitetin e hidhur me të cilin u përballën dy notaret e talentuara.
Që të dyja me ëndrra të mëdha, vajzat lanë pas prindërit dhe në 2015, u nisën nga Turqia me varkë drejt ishullit Lesbos në Greqi.
Por jo gjithçka shkoi siç duhej, ndaj motrat u detyruan që për të shpëtuar 18 jetë, të hidheshin në det të hapur dhe rrugën ta bënin me not.
Ato mundën të emigronin drejt Gjermanisë, ku mes qindra vështirësive, Yusra arriti që të merrte pjesë në Lojërat Olimpike të 2016, në Rio duke realizuar dëshirën e saj më të madhe.
“Kur lashë vendin tim dhe vendosa të shkoja në lojërat Olimpike, nuk e besoja se do të ndodhte vërtet. Unë ende nuk arrij ta besoj”, tregon ajo pas publikimit të biografisë.
Po ku janë sot motrat që frymëzuan mijëra njerëz?
Sarah, motra e madhe, u rikthye sërish në Lesbos, për të ndihmuar emigrantë të tjerë. Për këtë shkak ajo u dënua me tre muaj burg për ndihmën e emigrantëve të paligjshëm, ndërsa rrezikon të dënohet me 25 vjet.
“Nëse të ndihmosh të tjerët është krim, atëherë ne jemi të gjithë kriminelë”, është shprehur Sahar për The Guardian.
Yusra nga ana tjetër, ndjek kolegjin në Berlin ndërsa u kualifikua në ekipin sirian për Lojërat Olimpike të Tokios në 2020, por zgjodhi të notonte në ekipin e refugjatëve.
Njësoj si edhe motra e saj, notarja olimpike është aktiviste për të drejtat e refugjatëve ndërsa shumë shpejt do të hapë edhe një organizatë bamirësie.
Proplem ështe se islamike dhe komunistat shakrrone çdo gjë në kët bote.
Kur te kuptosh ti islamin, nuk do quhesh me problem.. Sa gjitholog qe jemi aman!
Problem mos ha mut me islamikët, se ta lyjnë ftyrën me mut.Luftën në siri,tunis,irak e gjetiu nuk e nisën islamikët por krishterizmi amerikan,europian dhe cinizmi izrealit.Kur nuk di gjë më mirë është të mbyllësh gojën dhe lexo më shumë,mos humb kohën me kot.