“Mezi po pret që të luajë për Shqipërinë”, menaxheri tregon sa e ndien Anis Mehmeti pjesën e Kombëtares

9 Dhjetor 2025, 15:15Sport TEMA
“Mezi po pret që të luajë për

Anis Mehmeti nuk e ka marrë ende mundësinë e tij në Kombëtare.

I ftuar në emisionin Mega Sport që transmetohet në A2 CNN ishte dhe menaxheri i njohur shqiptar, Mario Cenolli. Ky i fundit ka një lidhje të ngushtë me familjen e Mehmetit dhe e di më mirë situatën e futbollistit.

Sipas Cenollit, Mehmeti e ndien shumë pjesën e Kombëtares dhe mezi po pret që të vijë te Shqipëria. “Di të them se Mehmeti është një djalë i mrekullueshëm dhe ka një familje të mrekullueshme. Nga bisedat më të mund t’iu them se mezi po pret që të luajë për Shqipërinë.

Nuk e di, nuk ka arsye se përse Silvinjo nuk e thërret, Mehmeti është gati të luajë në krahë të majtë dhe të djathtë, luan edhe pas sulmuesit. Për mua ne fitojmë 0-1 me Poloninë dhe fitojmë 0-1 në finale me Ukrainën, golin e shënon Mehmeti”, tha Cenolli. 

2 Komente

  1. s
    sali

    Na cuditet koken me kete Mehmetin,Ti qe shkruan do jesh nanje kusheri i tij se cdo dite vetem ANDIS MEHMETI SHIKOJME SIKUR ESHTE MARADONA,NE KATEGORINE E DYTE LUAN DHE NE POZICIONI E TIJ KA ME TE MIRE SE AI NE KOMBETARE,

    Përgjigjjuni
    1. O
      Open Al

      Sepse Silvinjo është vëllai i karit...me Manajn,Asanin,Hoxhën që do dalin në pension me kombëtaren sa të jetë Silvinjo

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje