Milan-i thuhet se ka arritur një marrëveshje me mesfushorin e Bayer Leverkusen-it, Granit Xhaka, për një kontratë trevjeçare me vlerë 4 milionë euro në sezon.
Mesfushori i Leverkusen-it, Xhaka, thuhet se ka arritur një marrëveshje me Milan-in.
Sipas “Calciomercato.com”, mesfushori me përvojë ka rënë dakord të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me vlerë 4 milionë euro në sezon plus bonuse.
Kuqezinjtë tani duhet të negociojnë me Bayer Leverkusen-in, të cilët tashmë kanë humbur Florian Wirtz dhe Jeremie Frimpong te Liverpool-i dhe Jonathan Tah te Bayern Munich-u.
Sipas raportit, Milan-i synon t’i ofrojë 10 milionë euro Bayer-in për t’i bindur ata që ta shesin ish-yllin e Arsenal-it.
Milan-i e ka shitur Tijjani Reijnders-in te Manchester City dhe pritet të njoftojë transferimin e lirë të Luka Modric-it sapo të përfundojë Kupa e Botës për Klube.
Legjenda e Real Madrid-it do të nënshkruajë një kontratë njëvjeçare në “San Siro”.
Xhaka shënoi dy gola dhe dha shtatë asiste në 34 paraqitje në Bundesliga nën drejtimin e Xabi Alonso-s në sezonin 2024-25.
O Igli o rob pa pigment, eshte Milan o rrrote cari nuk je te Lacio qe nukk kishte asnje pretendim dhe nuukkishin asnje aresye te motivoheshin. Po mbledh kanoce bosh te zbrasura , je bere arixhi merr Modric qe ka vetem emer dhe mb spine e kerrusur 39 vite, po me Granitin c'pate apo edhe ne treg qyl pa pare eshte shite hollandezin Tejders duke i bere nder M.City, shko te lali Zdromsi ne qeli dhe merru nga nje kar-te pensionisti qe te udhetojne falas ne urban, me qene se Tirana per v. 2025 eshte kryeqyteti i Botes.
Kur behen specialiste futbolli edhe ata qe nuk kane prekur kurre top me kembe ...! Ik o loqe e mos u merr me Iglin. Me ato "kanocet" e vjetra" e ngriti Lacion nga nje ekip ordiner ne eliten e futbollit italian dhe ate europian. Igli e di se cfare ben dhe ata qe i besuan ate pune nuk kane nevoje per mendte e tua.
Milani si azili pleqve.
Normale qe milani merr lojtare te tillle pasi s'luan me kampionet e europes... pastaj lojtaret top kushtojne... por dhe vete lojtaret e mire shikojne nqse nje skuader luan me kampionet e europes.
Vitin tjeter Milan kerkon drejtor tjeter. Nuk kam asgje kunder Granitit por nje lojtar qe shetit klubet tregon se eshte jo stabel dhe klubi kuqezi per ate vuan eikulibrin dhe stabilitetin qe nuk ben njesoj dy ndeshje. Gjetja apo gjurmimi I talenteve eshte tjeter gje dhe krijimi I nje ekipi elitar si Milan kerkon qe pritshmerite te jene efikase qe ne fillim,nuk ka aty prit se do te behet te ishte per kete ai drejtori tjeter do ishte akoma.