Modric është i frikshëm, ja si po mundohet të prishë planet e Real Madrid

22 Shkurt 2023, 22:00Sport TEMA

Modric është i frikshëm, ja si po mundohet të prishë

Real Madrid ka përjetuar një tjetër mbrëmje të paharrueshme në Champions League. Skuadra e Carlo Ancelotti-t ka mundur 5-2 Liverpool-in në Anfield pasi ka kaluar në disavantazh 2-0 në minutat e para të ndeshjes së parë të 1/8-ave.

Një nga heronjtë e mbrëmje ka qenë i përjetshmi Luka Modric. Pavarësishte se shtatorin e ardhshëm do të mbushë 38 vjeç, mesfushori kroat as që mendon t’i thotë lamtumirë futbollit dhe prova ka ardhur në Anfield nga paraqitja e radhës mbresëlënëse.

Kohët e fundit mesfushori është shprehur i bezdisur në lidhje me zërat që qarkullojnë në lidhje me moshën e tij dhe rinovimin e kontratës që skadon qershorin e ardhshëm me madrilenët.

Sipas prestigjiozes Marca, Real Madrid ka disa plane të qarta, por Modric ka ndërmend të bëjë gjithçka është e mundur që këto plane të dështojnë falë paraqitjeve të tij.

Ish-Topi i Artë e ka konfirmuar përsëri këtë duke bërë një tjetër ndeshje të mrekullueshme në Champions League, duke qenë protagonisti absolut is fidës kundër Liverpool-it.

Lini një Përgjigje