Moment historik për Dritën, Kampionët e Kosovës sigurojnë grupet e Europës

28 Gusht 2025, 22:51Sport TEMA
Moment historik për Dritën, Kampionët e Kosovës

Drita do të luajë në grupet e Ligës së Konferencës këtë sezon. Kampionët e Kosovës kanë mposhtur Diferdanzhin me rezultatin 0 me 1.

Goli i vetëm u shënua me penallti nga Krasniqi në minutën e 61-të. Skuadra e drejtuar nga Zekirija Ramadani e kishte fituar ndeshjen e parë 2 me 1 në Kosovë, ndërsa te sfida e Luksemburgut u avantazhuan pasi vendësit mbetën me 10 lojtarë që në minutën e tretë. Buç u largua me karton të kuq.

Tashmë mund t’i gëzohet suksesit historik. Për Kosovën është hera e dytë që një skuadër do të luajë në grupet e Ligës së Konferencës, më parë e bënte Ilir Daja me Ballkanin.

 

2 Komente

  1. L
    Luani

    Vetem duka ngeli spate

    Përgjigjjuni
    1. D
      Drita

      Differdange shkruhet eshte nje petite ville eshte sa Ura vajgurore ose Dimal sot. Po Drita e kujt qyteti eshte ? . Lexova nje artikull sot ne l'essentiel ku shkruhesh qe do luajme forte kemi ekipe me te ri 'e moshe po e paska ngrene ....

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje