Mungesa e Gjimshitit përballë Letonisë, Sylvinho i detyruar: Do rikthej në ekip mbrojtësin që po më çmend

8 Qershor 2025, 13:30Sport TEMA
Mungesa e Gjimshitit përballë Letonisë, Sylvinho i detyruar: Do

Një mungesë tepër e rëndësishme për Kombëtaren shqiptare në Letoni do të jetë ajo e Berat Gjimshitit. Kapiteni kuqezi u ndëshkua me karton të verdhë mbrëmjen e djeshme në sfidën përballë Serbisë.

Kështu, Gjimshiti plotësoi numrin e kartonëve, duke sjellë edhe mungesën e tij në ndeshjen kundër Letonisë. Megjithatë, duket se Sylvinho e ka gati lojtarin që do të marrë  në ekip në mungesë të kapitenit.

Bëhet fjalë për Adrian Bajramin, i cili u la në tribunë për ndeshjen ndaj Serbisë. Diçka të tillë e pohoi edhe vetë Sylvinho në konferencën për shtyp pas përfundimit të ndeshjes me Serbinë.

“Mungesa e Gjimshititi? Nesër duhet të shohim gjithçka. Tani kemi 5 qendërmbrojtës bashkë me Adrian Bajramin që po më çmend, po luan shumë mirë. Ai do shkojë pas ndeshjes në SHBA për të luajtur me Benfican në Botërorin e Klubeve. Kemi lojtarë dhe është e mirë për zgjedhje, do të bëjmë stërvitjen, do të shohim. Sot kemi shpenzuar shumë energji”, ishin fjalët e Sylvinhos pas ndeshjes.

4 Komente

  1. M
    Marinela

    po ke dhe Kumbllen e dardhen

    Përgjigjjuni
    1. E
      Edmond

      O trainer koti , po si le Dakun dhe Barjamin ne stol more injorant dy lojtare qe bejne diferencen ne ekipin tone . Ik ore andej nga ke ardhur. Per mua ka ardh koha per nje trainer shqiptar , Ilir Daja psh do ishte zgjidhja e duhur

      Përgjigjjuni
      1. X
        Xha

        Doli edhe eksperti i bythës.

        Përgjigjjuni
        1. X
          Xha FCK

          O Xha, emrin e ka te bukur ky. Edmond! Po paska probleme me trurin.

          Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje