“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë maksimumin por nuk mjaftoi

8 Qershor 2025, 09:30Sport TEMA
“Barazimi rezultat i keq”, Gjimshiti: Çunat dhanë

Kombëtarja shqiptare u ndal ndaj Serbisë mbrëmjen e sotme me një barazim pa gola në “Air Albania”.

Kapiteni i kuqezinjve, Berat Gjimshiti doli në një prononcim për mediat pas përfundimit të takimit.

“Barazimi është keqardhje një rezultat i keq duke parë ndeshjen që kemi bërë sot. Humbëm një penallti, por mund të fitonim 2-0 ose 3-0 sot. Jam shumë i lumtur për çunat në fushë dhe për ata në tribuna, kështu ke kënaqësi për të vazhduar gjithmonë përpara.

Të gjithë çunat kanë dhënë shpirtin në fushë. Është ekipi gjithmonë i pari, nëse ai ecën mirë do ecësh edhe individualisht. Sigurisht që edhe mua më pëlqen të luaj ofensiv, por duhet të respektosh taktikën që vendoset. Ne kemi lojtarë me cilësi në sulm, 1 kundër 1 ata ishin të rrezikshëm.

I thashë Brojës ta bënte shumë herë dhe ia doli kundër Pavlovicin. E kuptoj tensionin e kësaj ndeshjeje që kundërshtari të mos të kapë në kundërsulm”, u shpreh Gjimshiti.

2 Komente

  1. x
    xhambazi

    gjithnje maksimumin jepni po ce do karrin ne byth hani

    Përgjigjjuni
    1. g
      goon

      mendoj qe absolutisht su dha maksimumi ,loja ishte apatike me vetem nje rast qe mund te quhet realisht rast (ai i mitajt).Duhetvte guxonim me shume ,daku duhet te hynte me shpejt bashke me uzunin,patem frike te guxonim nga frika se mos pesonim.Ndeshja ishte larg te qenit nje ndeshje me nivel te larte sic duan ta trumbetojne .....serbia ishte si me ilace gjumi e ne jo vetem nuk perfituam ,por as e proviam realisht.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje