“Jam krenar për lojtarët e mi”, Sylvinho për penalltinë: Marr përgjegjësitë për zgjedhjet e mia

8 Qershor 2025, 00:11Sport TEMA
“Jam krenar për lojtarët e mi”, Sylvinho për

Kombëtarja shqiptare u ndal në barazim ditën e sotme ndaj Serbisë pa gola. Në përfundimin e këtij takimi, trajneri i kuqezinjve Sylvinho doli në prononcim për mediat.

“Manaj është një lojtar i rëndësishëm për ne, marr përgjegjësitë për zgjedhjet që kam bërë. Ndodh që të humbasësh një penallti sepse është futboll, kishim përgatitur një ndeshje shumë të mirë sot. Broja nuk është mësuar të luajë ndeshje të plotë, ishte shumë i lodhur në një pikë të lojës, bashkë me Hoxhën.

Broja bëri një pjesë të parë shumë të mirë, ai ka aftësi shpërthyese nëse ka hapësira në fushë. Ishte një ndeshje e organizuar mirë, jam shumë krenar për lojtarët e mi dhe për njerëzit në stadium që erdhën të na ndiqnin. Kisha dy ose tre lojtarë shumë të lodhur në pjesën e dytë dhe ndërrimet ishin të detyrueshme.

Është një moment i bukur për Kombëtaren, nëse vitin e kaluar kishim 16 lojtarë, tashmë kemi 22 lojtarë për rolet tona. Jam i lumtur që kam mundësi të bëj zgjedhje të ndryshme. Duke nisur që nesër do të bëjmë zgjedhjet e duhura për ndeshjen e radhës. Do duhet të rishohim çdo gjë”, u shpreh Sylvinho.

9 Komente

  1. e
    enter””

    Ekip I pjerdhur

    Përgjigjjuni
    1. N
      Noar

      I pjerdhur je ti.

      Përgjigjjuni
    2. E
      Engjelli

      Po penalltin e kishte asllani pse nuk e le , pse duhet ta gjuante manaj, te interi Ka shenuar , apo tani na tregon pergjegjsin.

      Përgjigjjuni
      1. s
        sportedashesi

        Padyshim ne nje ekip medioker edhe trainieri duhet te jete po medioker.U be vite qe trainieri Sylvinhon drejton kete ekip dhe kush me thote qe çfare ka ndryshuar ky trainier ne kete ekip,ndonese ka element ,deshire por taktike zero.Bjeri ti biem eshte futbolli i kombetares sot.Ne te gjithe ekipet e huaja mesi i fushes eshte ai qe ka çelsat e lojes e tek ekipi yne mungon !Mbrojesi komunikon me sulmuesin dhe ndaj takimin e dyte apo te trete te topit ekipi e humbet dhe nuk di ku ta çoje.Padyshim se trainieri eshte i kenaqur sepse aq di ose aq kupton,ku nuk perputhen mundesite me realitetin. Ndaj dhe rezultati i deshiruar apo loja e bukur mungon,bjeri ti biem kjo eshte loja sot qe ky trainier zhvillon me kete ekip qe per mua si dashamires i futbollit faji eshte pikerisht tek ky individ pasi deshira e ekipit nuk perputhet me taktikat dhe qartesine e skemave te ketij ekipi.Te gjithe ekipet perfaqesuese kane nga nje karakteristike ne loje ne vazhdojme bjeri ti biem,merrite kjo e mediokritetit te trainierit tone qe perveç kostumit dhe pageses nuk ka asnje gje qe e dallon si drejtuesi i nje ekipi perfaqesues.Fale renies ne gracke te ekipit Serb qe hyne ne fushe te trembur duke pretenduar vetem nje barazim kjo ndeshje u mbyll si duhej mbyllur per ta.Ne jemi nje ekip i madh ne tifozeri dhe deshire lojtaresh per te dhene maksimum pa qartesi taktike ne ndertimin e lojes,kjo fale mediokritetit te drejtuesit te ekipit kombetar qe edhe pse nuk e ka kapacitetin te drejtoje nje ekip kombetar vazhdon rrugen e tij i dhjere por krenar.Ekipi yne vazhdon me skemen tashme te vjeter bjeri ti biem.Ftkeqesi jo per rezultatin sepse çdo rezultat mund te jete ne fushe por per lojen qe le shume per te deshiruar pare sot futbollin ne mbare boten,ku qerkullimi i topit behet nepermjet mesit te fushes e jo nga mbrojtja tek sulmuesi ,padyshim kur arrihet dri atje.Ekipi Serb ra ne gracken e ngritur shpesh nga sportedshesit e zjarrte te stadiumit duke i tulatur dhe frikesuar ata .Kjo ishte nje ndeshje e turpeshme e radhes me lojen tashme te soliduar ,bjerri ti biem.

        Përgjigjjuni
        1. N
          Noar

          Ik o palle na cave karin

          Përgjigjjuni
        2. L
          LABI

          Rezultati i pergjigjet lojes. Por çfare jane keto tifoza faqezinj jo kuq e zi. Çfare burrerie eshte ti gjuash lojtarit te huaj me shishe ne kushte krejt te pabarabarta. Pastaj a e mendoni ju faqezinj qe kete qe ja bëtë ju lojtareve serb ne ndeshjen e kthimit kane per tja bere lojtareve tane. Çtaksirat kane Gjimshiti,Broja etj te hajne shishe kokes ne Serbi prej ju legenave,ju faqezinjve,ju hienave se si skutha hidhni shishet se te keni burreri e trimeri dil ne fushe e godite.

          Përgjigjjuni
          1. S
            Spektatori

            Te dhjevsha tifozerine. Gjuajtja e penslltise ishte pa pike pergjegjesie edhe ne stervitje nuk gjuhet ashtu, turp.

            Përgjigjjuni
            1. Y
              Y

              Trajneri dha interviste sikur e kishte fituar ndeshjen dhe dyshova se mos me ka shpetuar ndonje gol qe nuk e pashe ne tv

              Përgjigjjuni
              1. K
                Kur ha pilaf

                Ekipi dha maksimumin duke bër një nga ndeshjet më të mira.Humbja e penalltis, nuk justifikon përçatjet e disa tifozave.Ngarkesa emocionale ishte në maksimum për lojtarë që ishin në fushë.Penallti kanë humbur edhe yjet e futboollit botëror.Përpara çuna dhe suksese në ndeshjet e ardhëshme.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje