“Muriqi te Interi nuk do të luante asnjë ditë”, Alliu tregon diferencën: Asllani i Kosovës merr metra për te zona rivale, ky i yni shkon te zona e tij

2 Shkurt 2026, 16:14Sport TEMA
“Muriqi te Interi nuk do të luante asnjë ditë”, Alliu

Mungesa e vazhdimësisë së lojtarëve shqiptarë në Europë ishte një nga temat e diskutimit në studion e emisionit “Mega Sport” në “A2 CNN Albania”. Ilirjan Alliu ka treguar diferencat mes lojtarëve nga Shqipëria dhe atyre nga Kosova. Ish-lojtari i Kombëtares është shprehur se lojtarët e ardhur nga Kosova i kanë ngjitur shkallët gradualisht, ndërsa lojtarët e Shqipërisë kanë synuar ekipet e mëdha që në moshë të hershme.

“Shumë gradualisht rriten këta shqiptarët e Kosovës. Vijnë luajnë një herë te Partizani, pastaj shkojnë me ndonjë ekip në Poloni, pastaj kur i sheh te Fenerbahçja. Kur i sheh, bëjnë 55% të golave te Majorka. Rasti i Muriqit. Po të shkonte te Interi, Muriqi nuk do të luante asnjë ditë të jetës së vetë. Ka ecur gradualisht. U rrit gradualisht. Tani është legjendë e ekipit ku është dhe është shumë produktiv në ekipin kombëtar të vetë.

Asllan e ka emrin njëri, Asllan e ka emrin tjetër. Por ai Asllani i Kosovës merr metra për të shkuar te porta e kundërshtarit, ndërsa ky joni shkon me vrap te qendërmbrojtësat të marri topin në zonën e tij. E shikon sa ndryshon kur ty të rreh mendja të shkosh te Interi që 18 vjeç. Rritu gradualisht, e kërkojnë të gjithë Asllanin e Kosovës tani”, ka thënë Ilirjan Alliu.

5 Komente

  1. L
    Lani

    Po përse ky dallim mes atyre të Kosovës dhe këtyre të Shqipërisë? Çështje kulturore vallë?????

    Përgjigjjuni
    1. B
      Beni

      Futja pordhes! Po lojtaret maqedon malazez boshnjak rumun polak….. Pa vlere… krahason shqiptaret mes tyre! Cdo lojtare ka tiparet e tyre Menaxheret? Luajn rol te madh, nuk ka rendesi nga vjen lojtari

      Përgjigjjuni
    2. X
      Xhyre kasaba

      Aman more kur jep mendime edhe Alliu. Ky luajti ca ndeshje me Tiranen ( erdhi nga Librazhdi), u grumbullua nja dy here me kombetaren dhe kaq. Ju e quani lojtar i kombetares. Kur na shitet si specilist nje medioker librazhdi , o zit, o zot. Shprehja e tij “lapidare” : - Tirona eshte bardheblu, ose hardhija mbillet ne toke. Ne gjysh e stergjysh u lindem e u rritem bashke me Tironen, vjen loku nga Librazhdi dhe na tregon futbollin.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Truth

        Po por realiteti i jep te drejte. Jo po Pordhet e Asllanit e te Manajt. Ku i ke tani? Per Asllanin ka te drejt. Luan shume i terhequr per rolin qe ka. Sa iku te Beshiktash menjeher u hodh ne Sulm e kontriboi te goli. E kam pa gjitha ndeshjet me Torinon ishte per te ardhjr keq. Vraponte si pula pa koke gjoja ndihmonte mbrojtjen e nuk kapte i top. Nderkohe nuk bente detyren e tij si fantazist.

        Përgjigjjuni
        1. S
          Shvejk

          Stergjjyshi dhe gjyshi yt me shallvare kane ardhe nga Irani bashke me gjysherit e Dash Shehit dhe ju pasardhesit e tyre vetquheni tironsa te vjeter.

          Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje