Futbolli shqiptar është në zi pas ndarjes nga jeta të një prej figurave të tij më emblematike. Bujar Tafaj, ish-portieri i Tiranës dhe një nga emrat më të respektuar të viteve ’60–’70, është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare.
Tafaj ka qenë pjesë e një brezi të artë të bardhebluve, me të cilët ka fituar tri herë titullin kampion të Shqipërisë. Me paraqitjet e tij të sigurta dhe vendimtare, ai ka kontribuar në mënyrë të pazëvendësueshme në sukseset e klubit të kryeqytetit, duke fituar respektin e bashkëlojtarëve dhe tifozëve.
Përveç Tiranës, Bujar Tafaj ka mbrojtur edhe portën e Pogradecit, duke lënë gjurmë edhe jashtë Tiranës dhe dëshmuar cilësitë e tij në nivele të ndryshme të futbollit shqiptar.
Me ndarjen e tij nga jeta, futbolli ynë humb jo vetëm një ish-lojtar të shquar, por edhe një simbol të përkushtimit dhe pasionit për sportin. Kujtimi i Bujar Tafajt do të mbetet i gjallë në historinë e futbollit shqiptar dhe në zemrat e sportdashësve.
I qoftë dheu I lehtë! Ta fillojm tani, neve për së mbari Në portën e Tironës osht Bujar Tafaji!
I qofte dheu i lehte. Legjende eshte pak si e forte per Tadaj-n. C'do thonin per Perllat Mustën, Jani Kaçin, Sul Maliqatin, Koço Dinellën, Foto Strakoshën ???!!!...
Ka dhene kontributin e tij tek Tirana e viteve 1960-1970,kaq,por me duket e tepriar te quhet Legjende……me drejte komenton njeri , cdo te themi per Qemal Voglin,Sulejman Maliqatin,Perlat Musten,Jani Kacin….asnjere nuk thuhet LEGJENDE per nje lojtar futbolli qe nuk ka qene Legjende….Natyrshem qe ai ka sakrifikuar per te qene nje futbollist i Tiranes i viteve 60-70,po jo legjende….Legjenda kane qene Loro Borici,Panajot Pano,Skener Halili e Ali Mema…te tjeret kane dhene kontributin e tyre! U prehte ne paqe Bujar Tafaj!!
Legjende e vertete, por i injorances, eshte ai gomar, qe ka vene kete titull.
Ngushëllime familjes , u prehtë në paqe dhe i qoftë dheu i lehtë .