Ndeshja Shqipëri-Serbi, Selami Jenisheri letër Sylvinhos: Më lejoni t'ju ndihmoj të fitoni, për 3-4 ditë futbollistët do të kenë progres

30 Maj 2025, 10:45Sport TEMA

Ndeshja Shqipëri-Serbi, Selami Jenisheri letër Sylvinhos: Më

Ish-deputeti Selami Jenishehri i ka dërguar një letër plot entuziazëm trajnerit të Kombëtares, Sylvinho, të cilit i thotë se do që ta ndihmojë në fazën përgatitore të futbollistëve për ndeshjen mes Shqipërisë dhe Serbisë.

Në letër, Jenishehri shprehet se si një trajner futbolli, dëshiron që të aftësojë më shumë teknikisht djemtë e skuadrës.

Më tej, ai i thotë se “E kuptoj vështirësinë Tuaj që ta besoni, por është një e vërtetë e madhe, që do ta shohësh vetë për 3–4 ditë futbollistët e fitojnë atë shprehi për ta ekzekutuar në lojë.”

Letra e plotë:

Unë jam Selami Jenishehri Deputet i Kuvendit të Shqipërisë i legjislacionit të IX të Republikës së Shqipërisë dhe trainer futbolli (ish këshilltar i trajnerit të ekipit kombëtar të Shqipërisë. Ngaqë kisha nxjerrë një lloj stërvitje për me aftësue futbollistat teknikisht e që me porosi të FSHF u eksperimentua dhe doli që ishte në nivel shumë më të lartë se ajo që publikonte FIFA dhe që e dini Juve.

Meqenëse ndeshja me Serbinë është e një rëndësie dhe politike e një rëndësie të veçantë dhe futbollistët shqiptarë që ju keni në dispozicion nuk kanë si ta dinë, po ju lutem të më jepni mundësinë të ju a ve në dispozicion futbollistëve (sidomos sulmues, por jo vetëm) që të bëj që 100% ndeshjen ta fitojmë me Serbinë.

E kuptoj vështirësinë Tuaj që ta besoni, por është një e vërtetë e madhe, që do ta shohësh vetë për 3–4 ditë futbollistët e fitojnë atë shprehi për ta ekzekutuar në lojë.

Me shpresë se keni dëshirën Tuaj të padiskutueshme për ta fituar ndeshjen Shqipëri–Serbi do të plotësoni kërkesën time që futbollistët të njihen me këtë progres, e ndeshja sigurisht të fitohet me rezultat të mirë nga Shqipëria.

Ndeshja Shqipëri-Serbi, Selami Jenisheri letër Sylvinhos: Më

27 Komente

  1. K
    Kapterri

    Keto jane deputet tane ne pergjithsi.Ky eshte shok trush me Salen,Noken,Kujtim Gjuzin e shume te tjere.Ky eshte edhe koalicioni i Shqiperse Madheshtore.E thone pastaj pse humbem,na vodhen.Keto jane per te pavioni 5,si grup complet.

    Përgjigjjuni
    1. V
      Vvv

      Budallalleku nuk ka kufi, aleati i Berishes rrezaton nga idjotesia infantile.

      Përgjigjjuni
      1. j
        jevgu

        Shqipria madheshtore

        Përgjigjjuni
    2. C
      Ciu ciu

      Sylvinho po pret leter nga Zegjineja.

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tualet Palla- Lenini I Librazhdit

        Jam Tualet Palla nga Librazhdi deputet per 25 legjislacione ( qe nga koha e Leninit) per 3 dite e bej kombetaren tone te fitoj edhe Pulitzer apo Festivalin European...vetëm pranoni qe DHL ka qene korrekt me votat e diaspores....dhe une nxjerr kampion bote Sylvinjon sic nxorra RamaZonin keto votime..( ju votoni une numuroj hahaha)

        Përgjigjjuni
        1. p
          prerja

          shko mer kar

          Përgjigjjuni
          1. D
            Deni

            te ishte kar do te ishte labderim se eshte karininplote…ai eshte thjeshte nje cope kari

            Përgjigjjuni
      2. Z
        Zot na fal cfare ke krijuar !

        Nje aresye pse humbi ASHM - Aleanca e Shkaterrimit Madheshtor.

        Përgjigjjuni
        1. V
          Vala

          O perendi!!! C'hajvane te medhenj ka ky vend.

          Përgjigjjuni
          1. P
            Populli

            Si nuk shpetuam nje here te vetme nga gjitholloget dhe budallenjte

            Përgjigjjuni
            1. g
              goon

              i lezetshem!

              Përgjigjjuni
              1. P
                Pupu

                O Profesor Silvinho,fute në sulm këtë Jenisherin të na bëjë nja dy-tre gola dhe hiqe prapë sa të çlodhet. Sa janë shtuar këta specialistët e çdo fushe...

                Përgjigjjuni
                1. L
                  Liqeni

                  Cfare kismet! Lum si ne! Ja, pra te zenka deren e mira nga se pret!!!

                  Përgjigjjuni
                  1. S
                    Sqepari

                    Duhen dhe keta mes nesh, ndryshe me cfare do qeshnim!

                    Përgjigjjuni
                    1. J
                      Jimi

                      Selami ! Nuk jemi ne kohen e Anadollit kur jeniceret i suleshin kalave me topa e kumbara per ti pushtuar ato ! Qe te merret "keshtjella " e Vucicit duhet stervitje e pregaditje e gjitheaneshme fizike e taktike.

                      Përgjigjjuni
                      1. g
                        goshi

                        Ky është një RRK...????????

                        Përgjigjjuni
                        1. N
                          N Rr

                          MoN Rrs e fyeni, e ka kuptuar qe jane te ngjashem, ndaj i ka shkruar.

                          Përgjigjjuni
                          1. A
                            Agushkari

                            ky eshte nje pjese nga 140 gomeret e kuvendit te shqypnise

                            Përgjigjjuni
                            1. A
                              Agushkari

                              ky eshte nje pjese nga 140 gomeret e kuvendit te shqypnise

                              Përgjigjjuni
                              1. I
                                Ish trajner i Dajtit

                                Dhe ky eshte deputeti yne, qe na perfaqeson dhe ben ligje per ne! O tempora , o mores. Ku jemi katandisur. Pse i botone keto marrezira, xhanem?

                                Përgjigjjuni
                                1. V
                                  Vjosa

                                  Ky Turku flet Shqip ! OoooooJeniçer !tutje nga Çenakalaja o Arnaut , po qënke ÇYRYK fare ore ,po pse me Y"XHYM" përpara bëhen golat mor hajvan?. Pale ke qënë dhe deputet o të dhjefsha balluket kalipso .Mos haro mer edhe atë koqen tjetër PELINXHIN se ày di ca varjante Amerikane .Na morën frymën Dallkautët.

                                  Përgjigjjuni
                                  1. S
                                    Shkodrani

                                    Asht nji fjal e urt”edhe budalla kryt si njiri e ka”

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Liqeni

                                      E forte kjo. Thenia e Dites. Kjo me pelqen tej mase. Here e qe e degjoj. Respekte Shkodranit! Thenie e mencur qe vlen me shume se letra e Jenicerit dhe komentet tona.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. b
                                        ben

                                        Shume sakte e keni qe te dy juve more miq. Populli yne ka shume thenie te mencura. Kemi patur ne shekuj burra e gra me tru, por nuk arrij te kuptoj se perse keto 30 vitet e fundit na ka dhene edhe kaq shume debila?

                                        Përgjigjjuni
                                        1. s
                                          shqip

                                          Kurse gjyshja ime e ndjere kishte nje shprehje tjeter qe vlen per kete mender deputetin tone: Ajo kur degjonte ndonje idjot thoshte si neper dhembe duke mu drejtuar mua: Budallai nuk ka brire qe ta dalloje njerezia bir i nenes. Dallohet nga ato qe ben e nga ato qe thote.

                                          Përgjigjjuni
                                      2. "
                                        "BOHOTINA"

                                        Idioti e budallai mund specialistin, shkenctaein, se ka eksperience si budalla e idioy, ndersa specialisti e shkenctarit i nungojne keto......

                                        Përgjigjjuni
                                        1. A
                                          Anti

                                          O njerez a mendoni qe sikur asnje te mos lajthiste apo gabonte cfare monotonie dhe zbrastesie do ishte? Keta tipa I japin nje dimension tjeter jetes ste lene kurre pa humor prandaj megjithese duket si nje qe nga ata qe I kane dale bletet nga kosherja eshte nje ngjyre qe I jepet budallallekut tamam si guri ne lume qe padashur na futi edhe ne ne vorbullen e tij.

                                          Përgjigjjuni

                                          Lini një Përgjigje