Ëndrra për të parë një shqiptar me fanellën e Milanit, me Jasharin u bë realitet

9 Gusht 2025, 12:42Sport TEMA

Ëndrra për të parë një shqiptar me fanellën e

Nga Nju Jorku, Marko Caka

Që dje Ardon Jashari u bë pjesë e historisë, si shqiptari i parë që luan për ekipin legjendar të Milanit. E kisha  ëndërr që një shqiptar të bëhet pjesë e historisë së Milanit. Ekipi i dytë pas mbretëreshës Real Madrid  që ka fituar më shumë trofe të Champions League, me plot 5 kurora.

Lidhje ime me Milanin nis që në adoleshencën time në vitet 80-të, atëherë kur ekipit legjendar ju bashkua treshja e famshme Rejkard-Gulit-Van Basten ku së bashku me Barezin, Maldinin,Donadonin e Ançelotin e të tjerë do të formonin ekipin e pathyeshëm për dy dekada. Një ekip që triumfoi në të gjitha kompeticionet duke dominuar falë filozofisë së Presidentit të ndjerë Silvio Berluskoni ku sebashku me trajnerët Saki e Kapello bënë një revolucion në  futbollin botëror të klubeve duke e bërë atë më të  shpejtin në historinë saj. Një skuadër që të mban gjithnjë nën presion.

Lidhja tjetër  e imja me Milanin ishte ajo  profesionale që nisi si student-gazetar ku më vonë do të bëhësha një reporter  milanist për Ballkanin për ndjeshjet e saj në kupat e Europës. Madje ajo nis që në Nëntorin e largët  të 1999 me ndeshjen e fazës se parë në grupe për Champions League ku Milani luan në transfertë ndaj turqve  të Gallatasarajit , ku megjithëse humbën 3 me 2, ai takim  mbetet më i veçanti në karrierën time.  Kjo ndeshje ka një histori të bukur sepse do ta ndiqja së bashku me të ndjerin tim atë. Edhe babai im e adhuronte shumë Milanin sepse duke qenë një fans i brazilianëve të Pelesë gjithmonë thoshte se futbollistët milanist ishin të vetmit që i përshtateshin futbollit të sampas me një teknikë të veçantë dhe të shpejtë dhe me pasime të sakta. Pra që të dy ne mezi prisnin të shikonim Milanin e madh nga afër në stadiumin e Gallatasarait që mbante emrin e të birit të Sami Frashërit, themeluesit të saj Ali Sami Jen. Ishim nisur që nga Athina me makinë për të përshkruar mijëra kilometra ku në çdo vend që ndalonim im atë mbante shënime. Gjithë jetën e tij nuk shkonte gjëkundi pa mbajtur shënime për të përshkruar të gjitha detajet dhe mbresat e tij. Blloqet me shënime ishin pjesë e jetës së tij, ndoshta po të jetonte gjatë një ditë  donte ti hidhte në një libër autobiografik. Atë bënte edhe kur shkuam në Turqi ku në çdo ndalesë mbante shënim duke  detajuar  çdo levizje  bashkë me objektet e qytetit i cili njihet për historinë e rrallë të saj. Pra im atë me një rrugë bënte disa punë, por më kryesoren kishte takimin me historinë, ëndrra për të parë nga afër Milanin e madh të Silvio Berluskonit dhe  Shevçenkon e sapo ardhur. Ishte 2 nëntor, ditë e martë dhe koha ishte shume e bukur me diell.  Nga udhëtimi i gjatë dhe i rraskapitur mbi timon  Stambollin e gjetëm në errësirë, ndërkohë që  humba konferencën  e shtypit të dy trajnerëve Terim e  Zakeroni.  Gjithësesi ne u nisëm drejt hotelit në Taksim, atje  ku akomudohej ekipi i Milanit. Më përpara u takuam me Marinin, studentin nga Tirana që studionte në Stamboll, i cili do të bënte edhe përkthyesin tonë gjatë  atyre ditëve.  Sapo hymë brenda,  në hollin e hotelit u  takuam me drejtuesit e shtypit të Milanit ku më prisnin  të merrja edhe bagjon e gazetarit për të ndjekur ndeshjen në stadium. Pasi ju prezantova  babain dhe Marinin, ata më pyetën se nëse im atë jetonte në Stamboll. U thashë se im atë jeton në Shqipëri dhe ka bërë mbi 2 mijë kilometra nga Tirana vetëm për të parë ëndërrën e tij, ekipin e Milanit. E kujtoj që tani sesa  u suprizuan të gjithë stafi  nga kjo sakrificë e tim eti duke ditur se klubi i Milanit me ambasadën italiane kishin kohë që lëshonin  njoftime për  të gjithë fansat e Milanit për të patur  kujdes kur të udhëtonin drejt Turqisë, për arsye të sigurisë nga incidenti diplomatik i krijuar ndërmjet dy vendeve, në mos ekstradimin e liderit kurd Oçallan në Turqi. Prandaj pala turke nuk u garantonte sigurinë e tifozëve italianë të Milanit duke ditur se një vit më parë ndaj juventinëve në Stamboll krijoi shume incidente. Për italianët e Milanit ishte diçka e trishtueshme mos prania e tifozëve të tyre për të ndjekur ekipin e tyre të zemrës sepse i duhej medeomos fitorja për tu kualifikuar në turin tjetër. Kjo ishte edhe arsyeja që stafi falënderoi tim atë për këtë gjest sakrifikues, për ta parë Milanin nga afër , duke  i ofruar që të nesërmen ta shikonte ndeshjen së bashku me stafin tek tribuna qendrore ku vendet ishin rezervuar vetëm për drejtuesit e Milanit si dhe për diplomatët italianë në Turqi. Babai nuk e besonte këtë sjellje të jashtëzakonshme që i ofroi stafi i klubit legjendar ku vetëm një  biletë për vendet e rezevuara të milanistëve  kushtonte mbi 200 marka. Por ato bileta  përsëri nuk dhanë për arsye të sigurisë ku turqit nuk garantonin asgjë.

 

Ëndrra për të parë një shqiptar me fanellën e

E nesërmja e 3 nëntorit 1999 do të vinte përballë Milanin e Paulo Maldinit, George Weah,Birhoff, Shevçenkos etj ndaj Gallatasarajit të Tafarel, Popescut,Haxhit dhe të Hakan Shukur. Një ndeshje ku stadiumi gumëzhinte vetëm nga tifozët vendas dhe tek miqtë dalloheshin vetëm unë me Marinin që valëvitnim flamurin e Milanit sa herë skuadra kalonte në sulm, ku e ku më tepër acaronte tifozët turq që kishin një mllef ndaj italianëve. Madje në një  moment kur milanistët kaluan në epërsi ne Weah-së disa turq që i kishim afër na u vërsulën por për fat të mirë Marini me turqishten e tij i sqaroi ata se ne jemi shqiptarë dhe thjeshtë mbështesim skuadrën tonë të zemrës. Sado që ndeshja nuk përfundoi ashtu siç e meritonte një e ekip i madh si Milan, gjithësesi  bashkë me tim atë u larguam me kujtimin më të bukur të jetës sonë. Na mjaftonte që kemi parë nga afër lojtarët e mëdhenj dhe me gjestin e stafit  ndaj nesh, ndjeheshin si pjesë e familjes së madhe të Milanit.

      Që nga ajo ndeshje Milani do të bëhej pjesë e pandashme e karrierës sime për të përjetuar momentet më të bukura të ndeshjeve të Champions League në stadiumet më të mëdha të Europës. Gazetaria më dha fatin  të njoh nga afër pothuajse të gjithë legjendat e saj që shkruajtën historinë në librin e sukseseve të Milanit. Nuk  harrohen intervistat ekskluzive të futbollistëve milanistë dhënë për mediat dhe fansat shqiptarë që nga Rui Kosta e deri tek Andrea  Pirlo në vitin 2009. Por ajo më e veçanta është intervista e rrallë me Kakanë në vitin 2007 i cili drejtoi Milanin në fitoren e Champions League kundra Liverpulit në Athinë, një sukses që  do ta bënte edhe fituesin e Topit të Artë. Ky do të ishte viti i fundit ku Milani i madh ka humbur shkëlqimin e tij në sallonet e mëdha të Europës, prandaj edhe ardhja e fundit e Jasharit  në milanelo ka sjellë një entuziazëm të madh tek milanistët si  një dritë shprese për të  rikthyer edhe një herë Milanin e madh të Berluskonit. Pse jo, ka ardh koha që me Ardon Jasharin, dhe mbiemrin e  tij të gdhendur në historinë e kombit tonë,  pritet  që edhe ai  të shkruajë historinë në futbollin botëror. Dhe këtë shans një herë në jetë  ja  jep vetëm fanela legjendare e Milanit.

Marko dhe tek miqtë dalloheshin vetëm unë me Marinin që valëvitnim flamurin e Milanit sa herë skuadra kalonte në sulm, ku e ku më tepër acaronte tifozët turq që kishin një mllef ndaj italianëve. Madje në një  moment kur milanistët kaluan në epërsi ne Weah-së disa turq që i kishim afër na u vërsulën por për fat të mirë Marini me turqishten e tij i sqaroi ata se ne jemi shqiptarë dhe thjeshtë mbështesim skuadrën tonë të zemrës. Sado që ndeshja nuk përfundoi ashtu siç e meritonte një e ekip i madh si Milan, gjithësesi  bashkë me tim atë u larguam me kujtimin më të bukur të jetës sonë. Na mjaftonte që kemi parë nga afër lojtarët e mëdhenj dhe me gjestin e stafit  ndaj nesh, ndjeheshin si pjesë e familjes së madhe të Milanit.

      Që nga ajo ndeshje Milani do të bëhej pjesë e pandashme e karrierës sime për të përjetuar momentet më të bukura të ndeshjeve të Champions League në stadiumet më të mëdha të Europës. Gazetaria më dha fatin  të njoh nga afër pothuajse të gjithë legjendat e saj që shkruajtën historinë në librin e sukseseve të Milanit. Nuk  harrohen intervistat ekskluzive të futbollistëve milanistë dhënë për mediat dhe fansat shqiptarë që nga Rui Kosta e deri tek Andrea  Pirlo në vitin 2009. Por ajo më e veçanta është intervista e rrallë me Kakanë në vitin 2007 i cili drejtoi Milanin në fitoren e Champions League kundra Liverpulit në Athinë, një sukses që  do ta bënte edhe fituesin e Topit të Artë. Ky do të ishte viti i fundit ku Milani i madh ka humbur shkëlqimin e tij në sallonet e mëdha të Europës, prandaj edhe ardhja e fundit e Jasharit  në milanelo ka sjellë një entuziazëm të madh tek milanistët si  një dritë shprese për të  rikthyer edhe një herë Milanin e madh të Berluskonit. Pse jo, ka ardh koha që me Ardon Jasharin, dhe mbiemrin e  tij të gdhendur në historinë e kombit tonë,  pritet  që edhe ai  të shkruajë historinë në futbollin botëror. Dhe këtë shans një herë në jetë  ja  jep vetëm fanela legjendare e Milanit.

9 Komente

  1. J
    Jari N

    Ky nuk ka për të bërë karjerë te Milani, ky fare mirë bashkë me Rei Manaj, Ramadani, K Asllani e Strakosha mund të luajnë tek Leçe, Breshia, Xhenova, Piza, Sasuolo !

    Përgjigjjuni
    1. L
      Lagjia 10

      Jashari esht kosovar o artikullshkrus , ku e di ti se jashari nuk e ka per ofendim ti thush shqiptar , ka shum po shum kosovar qe vetquen komb me vete dhe kosovar : Rrealitet e beri Igli Tare ai esht shqiptar puro lab 24 karat , me Iglin krenohemi ne .

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tirane

        Si te lejone ty "Lagjia 10" si shkja i qelbur te komentosh ne mediat shqiotare. Qen bir qeni, ti voriolesh prej 300 eurove dhe shkja i flliqt.

        Përgjigjjuni
      2. N
        Nje nga Durresi

        Po ca lesh shqiptari,,ai se di ku bie Shqiperia,dhe kur FSHF e ftoje per ne Kombetare,ai e injoroje duke thene mos me bezdisni me.

        Përgjigjjuni
        1. J
          Jashari është zvicerano/shqiptar

          Dy këtej nga fundi janë tym fare nga koka. Së pari Jashari ka lindur në Zvicër. Pra është zvicerano/shqiptar. Dhe së dyti ai los futboll me kombëtaren e Zvicrës. Pra nuk ka pse të vijë as te FSHF-ja as të FSHK-ja! Kosovarët që kishin dalë pardje kundër Hagës ishin të gjithë me flamurin kuq e zi në dorë! Por nëpërka nëpërkë mbetet. veçse helm do nxjerri nga goja dhe nga bytha.

          Përgjigjjuni
        2. N
          Naço Vishori

          Rroftë populli shqiptar dhe Shqipëria etnike, nga Athina deri në Nish. Ata që janë xheloz me Jasharin, mund t'i fryejn fyellit të tijë.

          Përgjigjjuni
          1. A
            Aliu

            Ndonjë të re nga Daku

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tifozi plak

              Edhe xhakajt njesoj .ate te mirin 40 milione euro e cuan tek zvicra rezilin 300 mije euro ia ngopen shqiperise ,megjithese prej tij u kualifikuam ne europian .ai e filloi sherrin me serbet per dronin ,provokim qe serbet e hengren .nje nga rastet e rralla kur shqipot ua fusin sa krahi serbeve megjithese pothuaj na futi lufte me serbine .shyqr qe s’kena ushtri se do ish derdhur gjaku lume .

              Përgjigjjuni
              1. T
                Tirane

                "shyqyr qe skena ushtri" thot tifozi plak! Tifozi plak e do Shqiperine sikur me qene Liban europian, kshtu sic po e shendrrojne Shqiperine tani, han pa porta pa ushtri e ku hyn e dalin kush te do ebejne cfare duane.

                Përgjigjjuni

              Lini një Përgjigje