Në Itali e bëjnë fakt, Ismajli ka arritur një marrëveshje me Napolin

22 Nëntor 2024, 14:14Sport TEMA
Në Itali e bëjnë fakt, Ismajli ka arritur një

Napoli ka mposhtur konkurencën dhe ka siguruar një përforcim të mundshëm nga Empoli. Gazeta “Il Mattino” ka shkruar për këtë temë mëngjesin e sotëm, sipas së cilës klubi napolitan tashmë ka arritur marrëveshje me Ardian Ismajlin.

Palët kanë rënë dakord dhe mbrojtësi shqiptar do të lirohet nga klubi i presidentit Corsi më 1 korrik.

Por nuk mund të përjashtohej as një ardhje e mundshme e mbrojtësit në dispozicion të Contes që në janar, me një “likuidim” që do të lejonte Empolin të fitonte diçka nga shitja e kartonit të tij.

3 Komente

  1. F
    Futbollisti

    Me Napolin? Na dhjetë, ju thatë me Juventusin ose Milanin, obobooo....!!!

    Përgjigjjuni
    1. K
      Koli

      Po per Rezerve po e marrin,keshtu qe boll se na hapet shalesh.Napoli do heqi Jezus(Brazilianin),se ka 10 vite ne Itali dhe u Plak,dhe po oer Rezerve do Ismailin,ku eshte Buja e Ketij Lajmi ketu.Nje lojtar i mire nuk shkon nga Firmacioni ne Rezerve per ca Pare me shume,po keto jane lojtaret e Kombetares tone,me oerjashtim te Gjimit ,shumica jane Rezerva.Dhe tej Juvja po te iki Ismaili,prape per Rezerve e duan,se eshte dentuar Brener(edhe ky Brazilian).Mjaft me keto lajme leshi,dhe e ka fajin Sylvinio pastaj per Kombetaren.Shikoni ku luajne lojtaret dhe sa minuta kane?

      Përgjigjjuni
      1. T
        Tifozi KQ

        Adrian Ismajli eshte lojtar i shkelqyer, vetem duhet te permiresoje pasimet e topit ne distance. Menyra se si e perdor topin eshte fantastike, kete talent duhat ta perdore per golat e Kombetares.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje