Mungoi në Kombëtare, Marash Kumbulla kalon dëmtimin

21 Nëntor 2024, 19:25Sport TEMA
Mungoi në Kombëtare, Marash Kumbulla kalon dëmtimin

Marash Kumbulla, ka hedhur pas krahëve dëmtimin që e la jashtë për dy ndeshjet e Shqipërisë në Ligën e Kombeve.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, mbrojtësi njofton se ka kaluar lëndimin dhe është gati për tu rikthyer në fushë me Espanyol.


“Jam i gëzuar që jam kthyer dhe po bëj atë që dua më së shumti. Le të shkojmë Espanyol”,shkruan ai në rrjetet sociale.

Kumbulla u dëmtua në derbin ndaj Barcelonës, duke u zëvendësuar pas 40 minutave lojë. Ky dëmtim, e la edhe jashtë grumbullimit me Shqipërinë, për dy ndeshjet e fundit në Ligën e Kombeve, ndaj Çekisë dhe Ukrainës.


Kumbulla u bashkua me Espanyol në fundin e merkatos së verës, në huazim nga Roma dhe duket se është përshtatur shumë mirë, teksa është kthyer në një titullar të padiskutueshëm.

1 Komente

  1. k
    kot fare

    Na rrofsh per vere edhe ti. Kur ka nevoje kombetarja jeni te gjithe te demtuar

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje