Akuzat e Prokurorisë për 52 mln lekë evazion fiskal, gjykata vendos për Refik Halilin dhe klubin e Tiranës

21 Nëntor 2024, 12:40Sport TEMA
Akuzat e Prokurorisë për 52 mln lekë evazion fiskal, gjykata

Klubi i Futbollit Tirana dhe presidenti Refik Halili prej muajsh janë në konflikt ligjor, pasi Prokuroria ka ngritur akuza për klubin bardheblu për evazion fiskal në vitet 2014-2016.


Këtë të enjte në Gjykatë është zhvilluar seanca e parë, me gjyqësorin që ka hedhur poshtë pretendimet e akuzës se KF Tirana nuk ka paguar detyrimet shoqërore dhe shëndetësore që kapin shumën e majme prej afro 52 mln lekësh të rinj (51.975.745 lekësh).

Kështu gjithçka është hedhur poshtë dhe bien akuzat ndaj Halilit dhe klubit të Tiranës. Rikujtojmë që drejtuesi i bardhebluve prej korrikut po lufton me prokurorinë për të pastruar emrin e tij nga akuzat për evazion fiskal.

Akuzat e Prokurorisë

Sipas organit të akuzës, klubi i Tiranës ka fshehur të ardhurat përgjatë viteve 2014, 2015, 2016. ‘Futboll Klub Tirana’ ka pasur të federuar pranë Federatës Shqiptare të Futbollit 29 lojtarë për sezonin futbollistik 2014-2015 dhe 26 lojtarë për sezonin 2015-2016.

Por, në këto dy vite asnjë nga lojtarët e federuar nga FSHF për "Klubi i Futbollit Tirana" nuk u deklaruan në listëpagesat e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore të subjektit. Prokuroria thotë se subjekti “Klubi i Futbollit Tirana” sh.a dhe administratori Refik Halili kanë fshehur të ardhurat në vlerën totale prej 51.975.745 lekësh, duke bërë të mundur shmangien e Tatimit mbi Fitimin dhe Sigurimet shoqërore dhe Shëndetësore.

Lini një Përgjigje