E ardhmja e Ismajlit: Një tjetër klub i madh i Serisë A kërkon të transferojë mbrojtësin e Kombëtares shqiptare

21 Nëntor 2024, 11:31Sport TEMA
E ardhmja e Ismajlit: Një tjetër klub i madh i Serisë A

Ardian Ismajli, po gëzon një formë të jashtëzakonshme, të mbartur që nga sezoni i shkuar. Puna e tij nuk ka kaluar pa u vënë re, teksa Juventusi po e sheh si një alternativë serioze për merkaton e janarit. 

Por bardhezinjtë, nuk do të jenë të vetëm në radhë për Ismajlin. Në garë për shërbimet e tij do ë edhe Napoli.  

“La Repubblica” ka bërë me dije se të kaltrit janë bindur nga aftësitë e Ismajlit në ndeshjen që skuadra zhvilloi kundër Empolit këtë sezon.  

Për këtë arsye, drejtuesit do të përpiqen që ta vendosin nën urdhërata e Antonio Kontes në muajin janar. Mbetet për t’u parë se cila do të jetë e ardhmja e Ismajlit. 

1 Komente

  1. N
    Naun Lasku kamera ne tv Sh.

    Ne serine A e meriton

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje