Shqipëria, në pikiatë pas Evropianit

20 Nëntor 2024, 20:06Sport TEMA
Shqipëria, në pikiatë pas Evropianit

Shqipëria pësoi një rënie në pikiatë brenda një viti, nga kualifikueset e kampionatit evropian në ato të Nations League. Diferenca negative në pikë të fituara e golaverazh, ndërkohë që bie edhe Arena Kombëtare si fortesë e pamposhtur në kialifikueset e mëparshme.

Një vit më parë, mes entuziazmit për kualifikimin e në finalet e një kampionati evropian për herë të dytë në histori dhe për herë të parë si fituese e grupit, askush nuk do ta kishte menduar një paraqitje zhgënjyese e të shëmtuar të Shqipërisë në Nations League. Nga kreu i grupit në fundin e tij, nga kualifikimi në finalet madhore, në rënien një kategori më poshtë për edicionin e ardhshëm të Nations League.

Nga 15 pikë në grupin e kualifikueseve të Euro 2024, në më pak se gjysmën, 7 të tilla, në grupin e Nations League. Dhe fakti që në kualifikueset e evropianit patëm në grup një skuadër si Ishujt Faroe nuk vlen si justifikim për diferencën në pikë, sepse edhe duke hequr katër pikët me skuadrën më të dobët të grupit, përsëri Shqipëria pati më tepër pikë në grupin e evropianit.

E njëjta dukuri edhe me golat, nga 12 të shënuar e 4 të pësuar në kualifikueset e evropianit, Shqipëria shënoi vetëm katër në Nations League e pësoi gjashtë, duke u rikthyer si dikur te golaverazhi negativ. Ndërkaq, kundërshtarët e kualifikueseve të fundit shembën edhe Arenën Kombëtare, fortesa e pamposhtur kuqezi në eliminatoret e mëparshme.

Tri fitore dhe një barazim të parëndësishëm, kur kishte siguruar gjithçka, arriti Shqipëria në Arenën Kombëtare në Tiranë, pa pësuar asnjë gol përballë shtatë të shënuarve në kualifikueset evropiane. Ndërsa tani, një barazim pa gola e dy humbje, me vetëm një gol të shënuar, edhe ai me penallti, përballë 3 të pësuarve.

Një rënie në pikiatë, edhe për shkak të strategjisë pritëse të Silvinjos, që në vend që t’i imponohej kundërshtarit preferoi t’i përshtatej lojës së tij dhe në fund shembi gjithçka të mirë që kishte ndërtuar.

8 Komente

  1. L
    Lili

    Rama ku te shkon sjell ters!

    Përgjigjjuni
    1. k
      kxp

      Kemi rene ne nivelin e San Marinos. Lojtare te nivelit gjysem amator dhe trainier i nivelit amator.

      Përgjigjjuni
      1. H
        Hani

        Po t'i shesësh ndeshjet kështu ndodh.

        Përgjigjjuni
      2. .
        .

        Na duhet nje trajner i ri

        Përgjigjjuni
        1. Q
          Qajeni me lot

          Pas Europianit?? Se mos e qame neve ne Europian. Apo do perlotemi tani se mundem Gjibraltarin dhe San Marinon.

          Përgjigjjuni
          1. M
            Muti

            Hani mut hani

            Përgjigjjuni
            1. D
              Duk Dallkauku do degradoj keq Futbollin Shq.

              E dhame paralajmerimin Muaj me pare . Dhe ja , ku Ndodhi ! Derri i Zi i FSHF , e hodhi Shqiperine ne plehra . Nqs ky Antishqiptare nuk ndalet ka me qelb gjithcka ne FSHF

              Përgjigjjuni
              1. L
                Liku - Kush me shan per debat nuk ia mban.

                Edhe ne Europian rastesisht shkuam , 9 pike ne eleminatore erdhen nga gjuajtjet nga jashte zone te Asanit , i shkoi kemba , kur ia mesuan kete e bllokuan si me Moldavine dhe ishujt Faroe dhe gjithe skuadra luajti loje mediokre me keq se amatore.

                Përgjigjjuni

                Lini një Përgjigje