Forma e dobët ndaj Ukrainës, Daku zbulon: Luajta për herë të parë pa injeksione pas 3 muajsh!

20 Nëntor 2024, 15:30Sport TEMA
Forma e dobët ndaj Ukrainës, Daku zbulon: Luajta për herë

Mirlind Daku e nisi si titullar ndeshjen ndaj Ukrainës, por sulmuesi kuqezi nuk ishte në formë, duke detyruar Sylvinhon që ta largojë nga loja në minutën e 46-të. 

Pas humbjes 1-2 në Nations League, Daku tregoi edhe motivin se përse paraqitja e tij nuk ishte pozitive.

“Jo për t’i ikur përgjegjësisë, por të gjithë e nisëm keq. Këto 3 muajt e fundit kam patur problem me një lëndim, ende nuk e kam marrë veten. 

Kjo ishte ndeshja e parë pas 3 muajsh që luajta pa injeksion. Gjatë 3 muajve kam luajtur me injeksione të forta, që për një trup të një sportisti nuk janë të lehta. Nga dëshira e madhe, sakrifikuam”- tha Daku për gazetarin Arlind Sadiku.

2 Komente

  1. D
    DUCJA

    Po pse futesh, mor koqe, kur e di QE s'je 100 per qind!? QE te prishesh Pune?

    Përgjigjjuni
    1. a
      arrifi

      .....aaaaa epo thuaj .Ky qe shkaku i humbjes.

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje