Razvan Burleanu, president i Federatës së Futbollit të Rumanisë, tha se lojtarët e Kosovës nuk pranuan të ktheheshin, ndonëse FFK dëshironte diçka të tillë, pasi i dinin rreziqet.
Rumania përfundoi në krye të grupit në Ligë të Kombeve me pesë fitore në po aq ndeshje, e ndjekur nga Kosova, që kishte katër fitore dhe një humbje.
Përballja e Rumanisë dhe Kosovës edhe një herë promovoi thirrje nacionaliste nga vendasit në drejtim të Dardanëve, me këta të fundit që u larguan nga fusha për t'u mos u kthyer më.
Tani dy federatat afatin e fundit për të dorëzuar mbrojtjen e tyre e kanë sot, me vendimin që pritet deri në fund të javës.
Burleanu tha se pret që vendimi do të jetë një fitore e Rumanisë.
"E martja është afati i fundit për mbrojtje. Pritet që vendimi të merret në ditët në vijim. Kemi shumë besim se do jemi dëshmitarë të një vendimi, që është fitorja e Rumanisë."
I gjithë dialogu që u zhvillua mes meje dhe zyrtarëve nga Kosova ishte që ndeshja të përfundojë në fushë pavarësisht rezultatit”, tha presidenti i FRF-së, para ndeshjes Rumani – Qipro.
Burleanu shpjegoi gjithashtu se, sipas mendimit të tij, gjesti futbollistëve kosovar për t'u larguar nga fusha në fund ishte i paramenduar, pasi objektivi i tyre i vetëm ishte fitimi i ndeshjes në Bukuresht.
“Situata është shumë e thjeshtë për t’u interpretuar. Para së gjithash, ajo që u diskutua në mbledhjen e organizimit të ndeshjes, në ditën e vetë ndeshjes, ishte se një thirrje si "Kosova është Serbi" nuk është një thirrje që mund të hyjë në rregulloren e racizmit. Është thjesht një këngë politike. Tifozët tanë këtë herë patën sjellje shembullore për 92-93 minuta. Mendoj se ne ishim një model i vërtetë se si do të kishim dashur të na prisnin kosovarët në Prishtinë. Si rezultat i kësaj sfide, ne vërtet mendojmë se ky ishte plani i lojtarëve. Nga i gjithë dialogu ndjeva se përfaqësuesit e Federatës donin që ndeshja të vazhdonte sepse i dinin shumë mirë rreziqet. Rreziku nuk është vetëm humbja e ndeshjes 3:0. Në futboll, largimi nga fusha konsiderohet një element që duhet ndëshkuar shumë ashpër. Një perspektivë të tillë e presim edhe nga UEFA. Vizioni ynë si Federatë, që është një vizion i përbashkët me lojtarët dhe stafin teknik, është që një ndeshje futbolli të luhet në fushë. Ne kemi pasur eksperienca të ndryshme në të kaluarën ku ndoshta duhet të kishim reaguar në të njëjtën mënyrë, por mendoj se rreziku më i madh me të cilin përballemi në futboll është krijimi i një precedenti që të mos keni ndeshje që përfundojnë në fushë, por të keni më shumë ndeshje të mbyllura para komisioneve. Askush nuk e dëshiron këtë situatë”, shtoi Burleanu.
Gjakdhjeret gerko jevgu arabi po tregojne te verteten !!!!! ytttttt race e ngordhur gerrrko jevge harram edepsez
Arrixhinj të ndyrë...
Ky fakt tregon se lojtaret e Kosoves kane koqe dhe nuk e rruajne fare per presidentin e federates.