Kapiteni i Shqipërisë, në duelin ndaj Ukrainës, Ardian Ismajli, analizoi dulin e mbrëmjes së sotme, ku kuqezinjtë u mposhtën me rezultatin 1-2. Në prononcimin e dhënë, ai ndër të tjera u shpreh:
“Pjesa e parë ka qenë ndeshja më e keqe në këto 3 vitet e fundit. Nuk do të kemi gjithmonë fatin nga vetja. Në pjesën e dytë nuk kishim çfarë të humbisnim. Një pjesë e dytë shumë e mirë. Me 1 pikë ishim në “play off”. Duhet të marrim mësim nga kjo pjesa e parë, që skam fjalë. Duhet të mësojmë nga ky gabim shumë i madh. Lodhja ka bërë të vetën. Kur je përballë 20 mijë tifozëve, nuk duhet të ndjejmë lodhje. E rëndësishme është që në pjesën e dytë provuam. Nuk ia arritëm, por tashmë të shikojmë përpara.
Dy golat i morëm shumë shpejt dhe ramë shumë keq. Ishte shumë e vështirë, tentuam të bënim maksimumin. Në pjesën e dytë në patëm çfarë të humbisnim më. Pjesa e parë më e keqe në këto 3 vite me Shqipërinë. Duhet të mësojmë shumë nga kjo ndeshje.
Unë e kam përgjigjen për formacionin, por nuk dua ta jap, jam profesionist, në pjesën e dytë ndryshoi gjithçka.
Ka interes nga Juventusi, është e vështirë por jo e pamundur, shumë shpejt do të vendosim”, deklaroi Ismajli.
Jeni bo monoton pjesa par ke e dobet pjesa dyt lujtem mire!!!
Per faj te ketij dioti u be goli i dyte , Ky rinte ne qender te zones dhe nuk mbronte azgje , Aty erdhi topi i kaloi ketij idioti para hundes dhe ky nuk reagoi Ndersa goli i pare u be epr shkak te Ajetit, Ajeti rinte ne qender dhe nuk e markonte Ukrainasin qe kishte aty afer por e linte t elire brenda zones se 16 metershit , dhe aty i erdhi topi ai e gjuajit i pa markuar fare , se Ajeti vetem shikonte, Mbrojtja jone ishte shume e dobet