Humbja ndaj Ukrainës, Hoxha: Në të dytën dhamë gjithçka, na motivoi trajneri

19 Nëntor 2024, 23:01Sport TEMA
Humbja ndaj Ukrainës, Hoxha: Në të dytën dhamë

Arbër Hoxha, foli pas ndeshjes, ku Shqipëria u mposht 2-1 nga Ukraina.

Sulmuesi deklaroi se në pjesën e parë ekipi nuk kishte qasjen e duhur, ndërsa theksoi se dy golat e bënë të vështirë për ekipin.


Sipas tij, ekipi dha gjithçka në pjesën e dytë, pasi në pushim u motivuan nga trajneri, por nuk arritën dot barazimin.

“Në pjesën e parë nuk u futëm si duhet. Morëm golat shumë shpejt. Morali i ekipit ra. Në pjesën e dytë dhamë gjithçka për të përmbysur rezultatin por nuk ia arritëm. Goli i parë është i vështirë për çdo lojtar, pastaj edhe i dyti. Kundërshtari ka shumë kualitet në radhët e tyre.


Në fundin e pjesës së parë, trajneri na motivoi shumë. Dhamë gjithçka në pjesën dytë, shënuan gol, por nuk ia dolëm dot të shënojmë edhe të dytin.”, deklaroi Hoxha.

Lini një Përgjigje