UEFA me njoftim zyrtar: Kemi nisur procedurat disiplinore për Rumaninë dhe Kosovën

19 Nëntor 2024, 18:46Sport TEMA
UEFA me njoftim zyrtar: Kemi nisur procedurat disiplinore për Rumaninë

UEFA ka njoftuar se ka nisur procedurat disciplinore për ndeshjen e 15 nëntorit, mes Rumanisë dhe Kosovës

Kjo u konfirmua para disa ditësh edhe nga vet shtëpia evropiane e futbollit, por pa dhënë shumë detaje.

Këtë të martë UEFA ka dal me një njofti zyrtarë ku thuhet se informacione të tjera lidhur me rastin do të bëhen të ditura në ditët në vijim.

“Procedura disiplinore është nisur kundër Federatës Rumune të Futbollit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës në përputhje me nenin 55 të Rregullores Disiplinore të UEFA-s pas ndeshjes së Ligës së Kombeve të UEFA-s ndërmjet Rumanisë dhe Kosovës të luajtur më 15 nëntor 2024 në Bukuresht, Rumani”, thuhet në njoftim e UEFA.

 

Lini një Përgjigje