Igli Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës ishte tejet dinjitoze

19 Nëntor 2024, 13:24Sport TEMA
Igli Tare: Sjellja e futbollistëve të Kosovës ishte tejet

Incidenti në Rumani e thirrjet e tifozëve rumunë “Serbia, Serbia” në ndeshjen e së premtes ndaj Kosovës, i komentoi edhe Igli Tare, në një intervistë në Klan Kosova rreth kësaj ngjarje.

Tare tha se futbollistët e Kosovës u sollën në mënyrë dinjitoze.

“Për të ndikuar, për të bërë një zgjidhje për të ardhmen sepse është një diçka që do të ketë vazhdimësi, nuk do të ndodhë vetëm aty, por do të ndodhë edhe në shumë stadiume të tjera”, tha Tare në Klan Kosova.

Ai iu bëri thirrje FFK-së që t’i menaxhojnë mirë situata të tilla, sepse siç theksoi ai do të ketë edhe më të ardhmen incidente të tilla.

Të premten, kombëtarja e Kosovës pati një paraqitje të shkëlqyeshme në Bukuresht, duke e dominuar plotësisht me lojë Rumaninë.

Por, në minutin e 90-të kapiteni Amir Rrahmani, i tërhoqi futbollistët nga fusha duke refuzuar kthimin në lojë pas thirrjeve raciste ndaj Kosovës nga tifozët rumunë.

Tani, “Dardanët” janë në pritje të një vendimi nga UEFA.

Mbetet të shihet se cilat do të jenë pasojat, por edhe nëse do të merret ndonjë masë ndaj Rumanisë.

2 Komente

  1. I
    Ibrahim Permeti

    Qendrimi i lojtareve ishte dinjitoz. Ato jane pasoje e qendrimeve antishqiptare te ndodhura ne stadiumet e vendeve te ndryshme ku luajne kombetaret tona. Jane qendrime te perseritura dhe UEFA, FIFA nuk kane mbajtur qendrime serioze. Keto organe behen sensitive per shenjen e shqiponjes dhe mbyllin syte dhe veshet per qendrime raciste antishqiptare. Komplekset sidomos ne FSHF duhet te perfundojne.Ato duhet te kerkojne te drejtat qu takojne. Te gjithe te jemi ne kerkim te se drejtes qe na takon Perfaqesimi nuk behet per Edin ose Albinin eshte per kombin

    Përgjigjjuni
    1. K
      Klouni Tare

      Ke kaluar pjesen më të rendesishme të jetës në perendim o copë mishi me dy sy...o barbar mesjetar...dhe gjykon njëlloj si lopet e Kosoves dhe Albin qelbaniku...

      Përgjigjjuni

      Lini një Përgjigje