Gazetari rumun i ashpër: Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar! Edhe UEFA ka faj

19 Nëntor 2024, 10:25Sport TEMA
Gazetari rumun i ashpër: Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi

Narcis Drejan, gazetari i njohur rumun, është treguar shumë i ashpër në një shkrim të publikuar së fundmi, ku analizon skandalin në ndeshjen Rumani-Kosovë. Ai nuk pajtohet assesi me veprimet e rumunëve dhe natyrisht nuk ka fjalë pozitive as për UEFA-n.

“Është shumë e lehtë të shkosh përpara me paramendim, t’u hidhesh në qafë kosovarëve. Kur UEFA dhe FIFA miratuan që Kombëtarja e Kosovës nuk mund të luante kundër vendeve si Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Rusia, ishte qartësisht një problem.

Dhe meqë ra fjala, le të kuptojmë pak historinë, nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar fjalë për fjalë nga serbët, po ashtu 25 vjet me parë. Nuk po flasim për vitet 1940, e vërteta është se ne jemi ende të traumatizuar sot për shkak të Revolucionit të 89-ës, ku rumunët qëlluan rumunët.

Një bandë banditësh, shumë me precedentë penalë, e kuptojnë se është mirë në stadium prekësh një vend që kaloi tmerret e luftës. Nëse të nesërmen do t’i gjenit prindërit tuaj të varur në pragun tuaj dhe do të zbulonit se ata ishin serbë gjakatarë, a do të bërtisnit ndonjëherë, “Serbi, Serbi!”? Apo i keni harruar ndeshjet Serbi-Rumani kur na quanin “ciganët”? Por ne harrojmë shpejt se gjithmonë e zëmë kohën tonë me gjithçka tjetër”- shkruajti ai në publikimin e quajtur “UEFA, turp absolut”.

5 Komente

  1. T
    Tironci

    Bravo ! Mirenjohes si shqiptar ! Tironci

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tironci

      Bravo ! Mirenjohes si shqiptar ! Tironci

      Përgjigjjuni
      1. M
        Mirditori

        Vetem magjarret jan aleatet tone ne Ballkan gjithe popujt e tjere ne nje menyre ose tjeter kane shpallur armiqesine e tyre konstante shpesh her

        Përgjigjjuni
        1. L
          Lulzim Shehu

          zoti gazetar. te falenderojm per realitetin qe ju shprehni. po te kthehemi pak pas ne histori konstatojme se dy popuj rumun dhe shqiptare kane pase nje lidhje miqesore shume te ngushte. ne fundshekullin 17 e ne vazhdim te shkujve18 -19 shume klube payriote shqiptare punuan dhe kontribuan ne pavarsine shqiperise nga shteti rumun. tani natyrshem lind pyetja perse kjo kakofoni ose me shqip perse ky ze i keq nga nje band qe ushqen urrejtje ndaj kombit shqiptar qe dreqi emori se ndeshje futbolli eshte dhe ne gara sportive promovohet kultur dhe jo rracizem? i nderuar gazetar kam bindjen se edhe kryministri juaj ka ren ne kete batak.ne rrjetet sociale qe eshte postuar ai si politikan nuk i denoj ato akte te shemtuara qe ulurinin vetem vrer dhe rracizem ndaj dardaneve por perkundrazi vazhdoi me tej duke sulmuar kryeministri dardan zorin Albin Kurti. duhe ta dij federata rumune por dhe politka rumune zoti gazetar se kosova eshte kosov ose kosova esht shqiperi.. i nderuar gazetar ne gara sportive nuk ka urrejtje apo rracizem ka vetem promovim talentesh dhe argetin me respekt Lulzim Shehu

          Përgjigjjuni
          1. G
            Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

            Me ne fund nje gazetar objektiv.

            Përgjigjjuni

            Lini një Përgjigje