Zyrtarja e FSHF-së dhe përkthyesja e trajnerit Silvinjo, Lenida Halilaj, zbuloi në Klan News se atmosfera e Kombëtares është shumë e mirë në prag të sfidës me Ukrainën.
Ajo theksoi se ekipi është i motivuar dhe synohet vetëm fitorja. Ndër të tjera, Halilaj tha se trajneri Silvinjo e tregon formacionin titullar vetëm dy orë para ndeshjes, kur informon lojtarët që do të luajnë.
“Atmosfera është pozitive. Ekipi është i motivuar. Kjo është një finale. Duhet përgatitur mirë, për të marrë fitoren dhe për të synuar vendin e parë në grup, duke pasur parasysh edhe fatin për ndeshjen tjetër.
Çekia është një kundërshtar shumë i vështirë. Ne kemi luajtur disa ndeshje me ta në vitet e fundit. Fizikisht janë shumë të fortë. Më dukej e habitshme kur i kam parë nga afër lojtarët e Çekisë, aq të mëdhenj. Shumë ë fortë në fushë. Ishin superiorë nga aspekti fizik. Në grupin tonë, mund të ndodhin të gjitha rezultatet. Gjithçka mund të ndodhë.
Realisht, ndoshta nuk e beson njeri, por në minutën e fundit e marrim formacionin edhe ne, për të bërë grafikën. Stafi i bën planet, por mund të ndryshojë në bazë të formës së lojtarëve. Teknikisht edhe ne e marrim formacionin pak përpara se ta nxjerrim. Trajneri bën një mbledhje me ekipin rreth 2 orë para ndeshjes dhe aty informohen lojtarët që do të jenë në fushë”, deklaroi Halilaj.
Ndeshja mes Shqipërisë dhe Ukrainës, do të luhet ditën e shtunë në orën 20:4
Diten e shtune,???????
Pse habitesh qe thote e shtune per te marten? Bashkia Tirane ka 25 vjetet e fundit qe na faturon per uj te pishem 24 ore dhe nuk eshte as 24 ore dhe as i pishem. Shendetesia eshte falas thone po as mirmengjes nuk te thone po nuk pagove. Ceshtje e ndergjegjes selektive quhet! Buron nga deformimi i realitetit dhe kuptim i devijuar i fakteve. Ilaci eshte mendimi kritik (jo kritizer) por aftesia per te analizuar qe ushtrihet qe ne femijeri.