Ndeshja deçizive kundër Ukrainës, trajneri Sylvinho: Në fushë për tri pikë, Asani s'është gati

18 Nëntor 2024, 16:02Sport TEMA
Ndeshja deçizive kundër Ukrainës, trajneri Sylvinho: Në

Kombëtarja shqiptare e futbollit mbyll sot përgatitjet për ndeshjen e fundit në Grupin B1 të Ligës së Kombeve. Në prag të sfidës kundër Ukrainës që luhet të martën (nesër) në orën 20:45 në "Air Albania", para medieve dolën trajneri i Kombëtares, Sylvinho dhe kapiteni Ardian Ismajli.

Kuqezinjtë vijnë nga barazimi 0-0 kundër Çekisë dy ditë më parë po në Tiranë.

Në fjalën e tij trajneri Silvinjo u shpreh:

“Luhet për gjithçka dhe rrezikojmë të mbetemi pa asgjë - I bashkohem përgjigjes së Ismajlit, kur mbrohesh e bën me 11 veta. Ai shënoi në ndeshjen e kaluar, çdo ndeshje ka rëndësinë e vetë. Jemi në grupin e vetëm që të gjithë kanë mundësi për më tej, kemi rivalë të ekuilibruar që kanë qenë në finalet e Euro 2024.

Ukraina është e fortë, ka cilësi dhe forcë. Ne kemi avantazhin që luajmë në shtepi, luajmë për të fituar dhe jemi përballë tifozëve tanë. E përgatisim ndeshjen për të marrë fitoren dhe kemi avantazhin e tifozëve. Në fushë nuk futemi për barazim.

Zëvendësuesi i Asanit dhe Tuci - Ndeshja e dytë është më e vështirë, pak kohë për rikuperim. Kemi një stërvitje sot dhe gjithë ditën nesër. Na duhet kohë për të parë lojtarët, unë i respektoj dhe flas me ta. Asani ka bërë një rezonancë magnetike dhe duhet të flasim me mjekun. Flasim edhe me lojtarin dhe do shohim. Sot ai do bëjë një nxehmje, do bahskohet ngadalë me ekipin dhe do presim. Nëse nuk do jetë gati do marrim një vendim.", tha trajneri

4 Komente

  1. I
    Idlir

    Décisive e surratit tat !!!

    Përgjigjjuni
    1. v
      vlora.vlora

      Silvinjo bloza ,s ka ndryshuar asgje ne lojen e ekipit ,edhe ne formacion s di ke ve dhe ke heq, gabim gjithnje me ndryshimet ne min 70

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sportdashesi

        Do synojmë vendin e pare thotë, kur mundësinë e kishim të fitonim me Cekinë e jo te rrinim në mbrojtje, lojtare pa gjak, edhe me Ukrainën nuk thotë qe do fitojmë por ben filozofi, Hoxha eshte më I mirë në sulm dhe e corijenton kundërshtarin ai nuk e fut në lojë

        Përgjigjjuni
        1. S
          Sylvinjo raku

          Sylvinjo synon fitoren me te njejtin avaz loje hahahahahahahaha Eshte fyerje per intelektin e prapanices te te genjeje ky Trajner deficent e i pa-afte ne ekstrem .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje