Formacioni: Jasir Asani i dëmtuar dhe Daku në majën e sulmit, si ndryshon Kombëtarja për Ukrainën

18 Nëntor 2024, 10:07Sport TEMA
Formacioni: Jasir Asani i dëmtuar dhe Daku në majën e sulmit, si

Kombëtarja shqiptare e futbollit vijon përgatitjet në "Shtëpinë e Futbollit". Pas barazimit 0-0 kundër Çekisë dhe mundësisë për kreun e Grupit B1 në Ligën e Kombeve, kuqezinjtë presin nesër në "Air Albania" duke nisur nga ora 20:45 Ukrainën.

Llogaritë në grup janë të hapura dhe tanëve u bëjnë punë tri pikë, duke qenë se në Pragë luhet ndeshja direkte mes Çekisë dhe Gjeorgjisë. Kundërshtari i tanëve është Ukraina, skuadra që fituam ndeshjen e parë në këtë grup.
Sylvinho ka rigjetur Dakun në majën e sulmit, i cili vjen nga një pezullim për shkak kartonash. Ndërkohë problematike vijon gjendja e Jasir Asanit, i cili u lëndua në sfidën e fundit dhe doli nga loja pas 30 minutave lojë.

Braziliani ka disa dilema në krahët e sulmit, ndërsa duket se do kemi një ekip sulmues për të kërkuar golat e munguar.

Formacioni i mundshëm:


Shqipëria (4-3-3): Strakosha ; Balliu, Ismajli, Ajeti, Mitaj; Asllani, Ramadani, Laçi; Seferi (Muja, N. Bajrami), N. Bajrami (Hoxha, Muçi), Daku Trajner: Sylvinho

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Gazeta TemA (@gazeta.tema)

1 Komente

  1. S
    Sylvinjo

    Hahahahahaha Ky fut Dakun ne sulm, qe Daku eshte budalla fare fare , Ai nuk loz dot as me kategroine dyte te Shqiperise

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje