Alarm kuqezi para Ukrainës, FSHF jep informacion pas dëmtimit të Jasir Asanit

17 Nëntor 2024, 14:31Sport TEMA
Alarm kuqezi para Ukrainës, FSHF jep informacion pas dëmtimit të

Jasir Asani do t’i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore, pas dëmtimit që pësoi dje në sfidën me Çekinë.

Ky është informacioni i dhënë nga FSHF, që tregon se më pas do të vendoset nëse do të jetë i gatshëm për Ukrainën. 

Duke qenë se sfida është të martën, mundësitë duken të pakta për një rikuperim në kohë.

Një gjendje shqetësuese për Silvinjon, i cili Asanin e kishte titullar të padiskutueshëm. Ndërkohë raportohet se grupi që luajti dje ka kaluar kohë në palestër sot, ndërsa pjesa tjetër është stërvitur normalisht.

3 Komente

  1. I
    Ilir

    Cfare alarmi ai nuk duhet te jet ne formacion edhe kur eshte i pa demtuar.Lojtar 1.5 m i gjate i dobet fizikisht sulmues ka 1 vit qe nuk shenin nje gol qe vetem kthen topin mbrapa cfare duhet me shume te mos grumbullohet fare jo me per alarm.Asani dhe Seferi te dy duhen larguar nga kombetarja

    Përgjigjjuni
    1. T
      Trojan

      Bashkohem me Ilirin ,ka qe nga eliminatoret qe s shenon ,Seferi Asani ,Uzuni ,duhen larguar ,trajneri i ben nderimet shume vone nuk ze mend

      Përgjigjjuni
      1. S
        Sali Kari

        Ky Hasoni i Kombetares eshte vellai siamez i Taipit Cubit te Rabijes si luan ke Al Pazari , merrni Taipin dhe nuk keni pse te merziteni per Hasonin

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje