Kombëtarja rumune falënderon tifozët për “sjelljen” e tyre, Federata e Futbollit të Kosovës paralajmëron ankesë në UEFA

17 Nëntor 2024, 13:02Sport TEMA
Kombëtarja rumune falënderon tifozët për

Federata e Futbollit të Kosovës ka paralajmëruar se do të dorëzojë ankesë në UEFA për, siç tha, "provokimet dhe sjelljet raciste" të tifozëve rumunë gjatë ndeshjes në Bukuresht, teksa Kombëtarja rumune e Futbollit ka falënderuar tifozët e saj që ishin të pranishëm gjatë ndeshjes kundër Kosovës.

Më 15 nëntor, futbollistët kosovarë braktisën fushën gjatë ndeshjes kundër Rumanisë në Arena Bukuresht, pasi u ankuan për thirrje raciste nga tifozët rumunë.

“Kombëtarja rumune në Futboll dëshiron t’i falënderojë ata që ishin prezentë për mbështetjen e jashtëzakonshme dhe për sjelljen e tyre në ndeshjen me Kosovën, një ndeshje që do të mbetet në kujtesën e të gjithëve jo vetëm pse zgjati tri orë, por po ashtu si një shembull i unitetit dhe solidaritetit”, u tha në reagimin e Kombëtares rumune më 16 nëntor.

UEFA, shtëpia e futbollit evropian, njoftoi në ueb-faqen e saj se ndeshja është braktisur në minutën e 92-të dhe se më vonë do të japë më shumë hollësi rreth saj.

Ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës u zhvillua në kuadër të Ligës së Kombeve.

“Është për keqardhje gjesti i ekipit mysafir, që zgjodhi të largohej nga fusha pa pajtimin e referit, refuzoi ta përfundonte ndeshjen në fushë në frymën e lojës fer, që reflekton mungesë të respektit jo vetëm për futbollin, por edhe për ata si futbollistë profesionistë”, tha Kombëtarja e Rumanisë, shtetit që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës.

Po ashtu, Kombëtarja rumune tha se falënderon tifozët për "inkurajimin e dhënë dhe për mirëkuptimin e qëllimit të përbashkët në këtë ndeshje. Trikolorët po ashtu vlerësojnë faktin që tifozët ia dolën aq sa mundën që të mos iu përgjigjeshin sfidave që vinin nga mysafirët tanë”.

Ndërkaq, policia rumune tha se 13 tifozë u gjobitën pas ndeshjes mes Rumanisë dhe Kosovës, teksa nëntë të tjerëve iu ndalua hyrja në stadiume për një vit. Autoritetet thanë se po vazhdojnë kontrollet për të identifikuar personat që shkelën ligjet, përkatësisht për përdorimin e lëndëve plasëse dhe dhunës gjatë garave sportive.

FFK paralajmëron ankesë në UEFA

Më 16 nëntor, Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) tha se dënon ashpër “provokimet dhe sjelljet raciste” gjatë ndeshjes të së premtes mbrëma.

“Thirrjet si ‘Kosovo is Serbia’ dhe ‘Serbia, Serbia’, fishkëllimat gjatë intonimit të himnit kombëtar të Kosovës, hedhja e gjësendeve të forta në stadium dhe veprime të tjera ofenduese e provokuese ishin të pranishme gjatë gjithë ndeshjes, duke krijuar një atmosferë të papranueshme dhe jo të sigurt për lojtarët tanë”, u tha në reagim.

FFK tha se më shumë se dy herë ka paralajmëruar me shkrim organet e UEFA-s për veprime të tilla, madje disa ditë para ndeshjes dhe më pas disa minuta para fillimit të sa në Bukuresht.

“Përkundër këtyre paralajmërimeve, tifozët rumunë vazhduan me sjellje të papërgjegjshme dhe diskriminuese, duke detyruar Kombëtaren e Kosovës të lërë fushën për shkak të mungesës së sigurisë dhe dinjitetit”, u tha në reagim.

FFK tha se përveç asaj që ndodhi në fushën e gjelbër, gjatë konferencës për media të Kombëtares së Kosovës pas ndeshjes, një zyrtar rumun kishte hyrë në konferencë dhe kishte larguar gazetarët, duke shtuar se ky zyrtar “kërcënoi dhe sulmoi një lojtar të Kosovës në korridoret e stadiumit”.

“Për të gjitha këto shkelje të rënda, FFK ka raportuar menjëherë incidentet te delegati i ndeshjes dhe ka nisur përgatitjen e një ankese të plotë me fakte dhe prova që do t’i dorëzohen organeve disiplinore të UEFA-s”, tha FFK, duke shtuar se beson që UEFA do të veprojë në bazë të vlerave të saj dhe do të dënojë ashpër “gjuhën raciste dhe veprimet e tjera të papranueshme që ndodhën gjatë kësaj ndeshjeje”.

Lidhur me atë që ndodhi në Bukuresht ka reaguar edhe ministri i Kulturës i Kosovës, Hajrulla Çeku.

Ai tha se dënon çdo formë “të racizmit dhe fyerjeve ndaj shtetit tonë” duke kërkuar që institucionet ndërkombëtare të futbollit të ndërmarrin masa.

“Sërish mesazhe politike e brohoritje provokuese nga tifozëria rumune. Qëndrojmë prapa djemve të Kosovës. Ngjarja e djeshme shkel thellësisht vlerat e sportit, i cili duhet të shërbejë për bashkim dhe jo për nxitjen e urrejtjes dhe përçarjes”, shkroi ai në Facebook.

Çfarë ndodhi në Bukuresht?

Kapiteni i Kosovës, Amir Rrahmani tha se kishte thirrje "Serbia, Serbia" dhe "Kosova është Serbi", nga tifozët vendës, dhe se e kishte njoftuar gjyqtarin e ndeshjes "së paku tri herë" para se ekipi kosovar ta braktiste fushën.

Rrahmani dhe shtabi teknik e ekipit verdhekaltër i udhëzuan futbollistët të largohen nga fusha dy minuta pa përfunduar ndeshja në Arena Bukuresht, kur rezultati ishte 0:0, derisa lojtarët e Rumanisë qëndruan në fushë.

Futbollistët e Kombëtares së Kosovës largohen nga fusha kundër Rumanisë në Bukuresht, e premten, 15 nëntor.

Pas diskutimeve për rreth një orë mes gjyqtarit të ndeshjes dhe përfaqësuesve të të dyja kombëtareve, lojtarët e Kosovës nuk pranuan të ktheheshin në fushë edhe pse u ishte thënë se kushtet ishin përmirësuar për vazhdimin e ndeshjes së ndërprerë në minutën e 92-të.

Gjyqtari danez Morten Krogh u kthye në fushë dhe i kërkoi ekipit rumun ta rinisë lojën dhe e pezulloi atë më pas, sipas rregullores së UEFA-s.

Tani, UEFA pritet të hapë procedurë disiplinore për këtë ndeshje, që mund t’i kushtojë Kosovës me humbjen e saj me rezultat zyrtar për mospranimin për t’u kthyer në fushë.

Kjo është hera e dytë në dy vizitat e fundit të Kosovës në Bukuresht brenda një viti që ndeshja ndërpritet për shkak të thirrjeve të tifozëve vendës kundër Kosovës.

UEFA e gjobiti Federatën e Futbollit të Rumanisë me 52.000 euro, si dhe e dënoi me një ndeshje pa tifozë, pas një hetimi për disa shkelje gjatë ndeshjes kualifikuese për Euro 2024 kundër Kosovës në shtator 2023.

Atëbotë, ndeshja mes Rumanisë dhe Kosovës në Bukuresht ishte ndërprerë për rreth një orë, pasi tifozët vendës kishin bërë thirrje dhe e kishin shpalosur një pankartë "Kosova është Serbi", para se të rifillonte pas qetësimit të situatës dhe heqjes së pankartës.

Rumania dhe Kosova po përballeshin në një ndeshje të rundit të pestë në Grupin C të Ligës C – kategorinë e parafundit në Ligën e Kombeve.

Rumania është lidere e grupit me 12 pikë dhe i nevojitej vetëm një barazim me Kosovën për ta siguruar promovimin në Ligën B.

Ndërkohë, Kosova, që ka 9 pikë, synonte ta mposhte Rumaninë të premten, më 15 nëntor, dhe të fitonte ndeshjen e fundit në grup kundër Lituanisë në Prishtinë dhe të shpresonte që Rumania të ndalej së paku me një barazim nga Qiproja për të pasur mundësi ta fitojë grupin.

Rumania është njëra nga pesë vendet e Bashkimit Evropian, bashkë me Spanjën, Qipron, Greqinë dhe Sllovakinë, që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës./ REL

34 Komente

  1. M
    Messerschmitt

    RESPEKT cunave !!!

    Përgjigjjuni
    1. Respekte? Kudo ku shkojne "cunat" sillen si shtaze. Nuk eshte hera e pare. Kosovaret nuk vijne per sport, vijne per lufte.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Arbereshi

        ik mer kurve!

        Përgjigjjuni
        1. R
          Realisti

          Kosovaret ose ndryshe qiresit e kushurirave te tyre. Me perverse e katundare s ka

          Përgjigjjuni
          1. ,
            ,

            zdravo

            Përgjigjjuni
          2. J
            Janulla

            Arixhinjt e Europes bashk me Greket, topet Dardaneve atrum Medhenj.

            Përgjigjjuni
          3. a
            astrit

            Do ishte mire tu shmangte braktisja e lojes. Ka menyra e forma te tjera per ti penalizuar rumunet per sjelljet e tyre anti kosovare. Federati e Kosoves duhet te jete me e zgjuar ne regimet e tyre ndaj provokimeve te Romuneve. Ka qe na duan e ka qe nuk na duan e tille eshte kjo bote!

            Përgjigjjuni
            1. R
              Renato

              Rumunët jevgjit e Evropës që kanë mbushur gjithë bordellet e Evropës me motrat dhe gratë e tyre . Populli që ka më shumë kurva në Evropë nga dy për familje.

              Përgjigjjuni
              1. N
                Nardi

                Ti je shume i bardhe ne fakt. Xhuxh me koken me cepa qe ke ke mbushur evropen me kriminel e prostitution. Popull hajdar qe se sheh kurre veten ne pasqyre

                Përgjigjjuni
                1. R
                  Renato

                  Ty të shkerdhej robt dhe motrën lëre telefonin të takoj ku të duash dhe të shikosh pidhin e motre se çfarë të bëj mor robqir

                  Përgjigjjuni
                  1. Y
                    Yunanistan

                    O (Nardi) o mongolopontiocobanocifutovurkaro”grek “ edhe mbrapa compiuterit trembesh moj murgeshe e burdellos se janulles ,,pse nuk thua qe je gojore e janullatosit,,sa per koken me cepa,,!!!te pakten nuk keni gojen me cepa,,ju martoheni (bure me bure) ptyy kerme pontiomoggolou,,dhurre derri,,,,,,,lexoje se cfar shkruanin gazetat Americane per ju pontiomoggolougrek,,,,,,,, «Dillingham Commission Report» του 1911, οι Έλληνες χαρακτηρίζονται ως «άνθρωποι αμόρφωτοι, χωρίς ευγενικούς τρόπους, με ονόματα και συνήθειες παράξενες και με μια γλώσσα ιδιόρρυθμη που ούτε καν ομοίαζε με την κλασσική ελληνική γλώσσα, ενώ το χρώμα του δέρματός τους ήτο μελαμψό, και, εν πάση περιπτώσει έδιναν την εντύπωση ότι επρόκειτο περί κατωτέρας ποιότητος ανθρώπων οι οποίοι δεν ηδύνοντο ποτέ να ανέλθουν ποτέ εις το επίπεδο των άλλων ;;;;;;;;;;okay pidhimu «Μια σταγόνα αμερικανού αίματος αξίζει περισσότερο από το αίμα των Ελλήνων όλου του κόσμου». ,,,,?,Nje pike gjaku e nje Americani,,,,nuk krahasohet kurre me gjakun e te gjithe mongologrekerve ne te gjithe boten,,,, Okay pihimu,,,kjo eshte me poshteruesja qe kam degjuar apo lexuar ndonjeher per ndonj komb,,e pabesueshme,,shume ofenduese,raciste e pabesueshme,,poshteruese deri ne cmendim,,,okay pidhimu,,,murgesh janullatosi

                    Përgjigjjuni
                    1. O
                      OLSI

                      Po ty nardi pse te dhembi, shume mire thote ciganet e evropes jane rumunut , shtet arrixhinje jane.

                      Përgjigjjuni
                    2. A
                      Albanez

                      Ore po flet per ne apo per rumunet ti? Bej nje xhiro ne xhamat e hollandes dhe belgjikes. Gjysmen e gocave te tiranes ke atje

                      Përgjigjjuni
                    3. V
                      Vetfundosje organizate terroriste

                      Tifozet Rumune u sollen korrekte. Nese nje grupe tifoze therret Serbi Serbi ku eshte problèmi . Ky ekipe futbolli nuk duhet te ishte pjesmares pasi kur themi Liga e kombeve , kombi koqevar nuk egziston , ata jane 100 % shqipe shqiptare , kane flamurin kuq e zi , kane gjuhen .

                      Përgjigjjuni
                      1. T
                        Tom

                        Ore koqe kandari. Tifozet serb dhe rumun tentuan djegin flamurin shqiptar die jo ate te Kosoves. Ata e nderpren ndeshjen edhe per kete gjë. Shkërdhata mbetet shkerdhat.

                        Përgjigjjuni
                      2. d
                        dardan

                        UEFA duhet të reagoi urgjentisht sepse arixhinjtë e Rumanisë kanë ulëritur në korr kundra Kosovës, sportet duhet ti bashkojnë popujt por kështu si po veprohet në mënyrë të vazhdueshme sporti do të kthehet në luftë....

                        Përgjigjjuni
                        1. H
                          Humoristi

                          Kujt shqiptari i sherben ky kajm skandaloz i federates Rumune!?

                          Përgjigjjuni
                          1. .
                            .

                            Kosovaret e pane qe po humbnin dhe braktisen ndeshjen. Sjellje joprofesionale. Nuk braktiset ndeshja per ofendime. Ankesat dhe denimet behen me vone pas perfundimit te ndeshjes dhe denimi jepet per ndeshjet e ardhshme se ashtu i bie te mos perfundoje sikur nje ndeshje e vetme ne futboll. Gjysma e tifozave te botes i bejne uuuu himnit te kundershtarit qe te mos degjohet. Te braktisin ndeshjen lojtaret pa filluar? E verteta e hidhur per t'u pranuar eshte se e pane qe po humbnin dhe donin te merrnin 3 pikeshin qyl me nje ankese te tille qe nuk do i pike uje fare.

                            Përgjigjjuni
                            1. P
                              Pjeter

                              Ja nje antishqiptar qe paguhet nga serbia

                              Përgjigjjuni
                              1. G
                                Garda Pretoriane (ajo e Skenderbeut)

                                Kosova gjate tere ndeshjes ishte superiore ndaj ekipit rumun. Ajo beri nje loje brilante. Nuk e di se ku e sheh ti qe kosovaret e panë qe po humbnin kur rezultati ishte i barabarte dhe kishin mbetur vetem edhe dy minuta loje.

                                Përgjigjjuni
                                1. s
                                  spata

                                  O shoku rumun!Nga cili ekran e pe ndeshjen qe thua se kosovaret po e humbisnin ndeshjen.Ekipi kosovar e dominoj lojen dhe rrezikoj 9 here per gol.Ajci cifajci kishte vetem dy raste.

                                  Përgjigjjuni
                                2. S
                                  Sqepari

                                  Federata rumune e di qe rrezikon shume, madje 3 pikshin. Varet shume nga orientimi i mbrojtjes. Per te njejten gje u denove njeher Rumani, ndodhin prap...???!

                                  Përgjigjjuni
                                  1. ?
                                    ????

                                    Sqepare dihet qe rumunet kan me shume miq e shoke ne europe, ndaj mbaje mend ka te shkojne fitorja per rumunet.???

                                    Përgjigjjuni
                                    1. S
                                      Sqepari

                                      O pikepyetje, rumunet kurva kane me shume ne Europe! Kane cmimin me te ulet, 5 euro

                                      Përgjigjjuni
                                  2. T
                                    Treni

                                    Epo, ndoshta i hedh ndonjë kockë Ursula këtij kryeministrit tonë.

                                    Përgjigjjuni
                                    1. L
                                      Labi

                                      Me vjen cudi sa serozisht e kane marre,jevgjiter jane ca prisnit,ne ketej ne Zvicer u shkerdhejme motrat e grate e ata na tregojne Serbine.

                                      Përgjigjjuni
                                      1. I
                                        ILIR

                                        Bravo djemte e Kosoves. Bene gjene e duhur.Nuk ka gje me te rendesishme se atdheu,kombi dhe simbolet kombetare.Rumunet si komb jevgjish qe jane tregojne edhe ne kete rast vehten.Turp te kete ajo federata e tyre qe paska falenderuar uliganet e saj per ato veprime te ndyra e aq me teper si vend prites,mikpritje qelbesirash.

                                        Përgjigjjuni
                                        1. J
                                          Jashar zulbeari

                                          Shiptaret jan i vetmi popul ndermjet slaveve te cilet nuk duen ta pranojn se shiptaret jan nji popull puntor dhe jan ma te pasun sesa slavet

                                          Përgjigjjuni
                                          1. R
                                            Realisti

                                            Ca gjuhe po flet o pleher mali?

                                            Përgjigjjuni
                                          2. R
                                            RAIFI

                                            Futbollistet kosovar dhe kosovaret në tërësi janë më të përbuzur fatkeqësisht nga shqiptaret e Shqipërisë që për afërsisht 100 vite janë udhëhequr nga politikanë anti Kosovë dhe pro serb .Të gjitha ndryshimet 34 vjeçare i ka bërë dherbimi serb ,i cili ka shkatrruar çdo gjë në Shqipëri gjer edhe të njeriun,personalitetin,nacionalizmin shqiptar,ekonominë,Ushtrinë minierat, naftën.Sot Shqipëria ka gjysmën e popullsisë që kishte ,kryesidht pleq dhe pas ca vitesh do jet vend strehim i afganëve,iranianëve,pakistanezve dhe indianët.Mos harroni se shteti shqiptar ekziston si rezultat i ekzistencës së kosovarëve.

                                            Përgjigjjuni
                                            1. l
                                              labi

                                              O Raif ca ke honger per darke,se ju Kosovaret nuk mbaheni dhe per pijana,mos te ishte Shqiperia o do ishit te gjithe ne Turqi ose rrugeve te europes,sa per ata ish politikanet anti Kosove,mos te ishin ata mbiemrin do e kishe me ic ne fund,nje gje po e mesuam nga ju,si kapet gruja vllaut e cika tezes.

                                              Përgjigjjuni
                                              1. T
                                                Tifozi plak

                                                Lojtaret e Kosoves is kam shume xhan e jam tifoz i cmendur pas tyre por ketu kane vepruar kabim .heren tjater duhet te perqendrohen ne futboll e te lene keto ceshtje federates .Tifozet shqiptare duhet te pushojne karlleqet e fishkellimit te hymnit te mysafireve .

                                                Përgjigjjuni
                                                1. R
                                                  Raif hajdari

                                                  Ti o Raif e ke vertetuar dhe me pare qe je rrot kari Zaten koqevat

                                                  Përgjigjjuni
                                                  1. R
                                                    Raif hajdari

                                                    Ti o Raif e ke vertetuar dhe me pare qe je rrot kari Zaten koqevat

                                                    Përgjigjjuni

                                                    Lini një Përgjigje