Shqipëria nuk shkoi më shumë se barazimi pa gola përballë Republikës Çeke në “Arenën Kombëtare”, duke mos ndryshuar thuajse asgjë në Grupin B1.
Pas 3 ditësh, kuqezinjtë do të presin Ukrainën, aty ku fitorja është një detyrim.
Shqipëria momentalisht ndodhet në vendin e tretë me 7 pikë, po aq sa Gjeorgjia e vendit të dytë, një më pak se Çekia e vendit të parë.
Kështu një fitore me Ukrainën dhe një barazim i mundshëm mes Çekisë dhe Gjeorgjisë do t’i siguronte ekipit të Sylvinhos vendin e parë në grup, që do të thotë automatikisht ngjitja në Ligën A.
Nga ana tjetër, çdo rezultat tjetër në sfidën që do të luhet në Pragë, do ta rendiste Shqipërinë të dytën, aty ku do të luante një ndeshje play-off për t’u ngjitur.
Në rast të një barazim ose një humbje, atëherë kuqezinjtë rrezikojnë rënien për në Ligën C.

Un sapo lexova banderolen gjigante te tifozeris SHQIPONJAT JAN TE URITURA nuk prita ndonje rezultat pozitiv , po u luta me shpresen : O Zot ishalla durojn 90 minuta loj ,dhe nuk na rrezohen lojtaret ne fush
Haahahhahaha e forte
Shqiperise i duhet vetem nje humbje e te kthehet atje ku ka vendin ne Ligen C. Madje dhe aty eshte nder ekipet me vk po hajt mo. Eshte turp e skandal qe nje ekip i tille te perfundoje ne Ligen A.