Arlind Ajeti: Jam shumë krenar, mungoi goli por morëm pikë

16 Nëntor 2024, 23:17Sport TEMA
Arlind Ajeti: Jam shumë krenar, mungoi goli por morëm pikë

Arlind Ajeti zhvilloi një tjetër performancë të mirë në barazimin pa gola ndaj Çekisë në Ligën e Kombeve.

Pikë që e bën krenar, pasi skuadra shmangu pësimin e golit.

“Kemi bërë mirë në pjesën e parë. Mendoj se me këtë stil loje do të shënojmë më shumë. Bëmë një lojë të ekuilibruar.

Besoj që në pjesë të parë nuk ishin në ritmin e duhur, por në të dytën më mirë.

Vrapova më shumë sot. E dinim se në 15 minutat e para do të luanin shumë me topa të gjatë dhe fizikisht.

Jemi shumë krenar sepse arritëm që të mos pësonim gol. Mungoi goli jonë por morëm pike” tha Ajeti.

1 Komente

  1. V
    Vini

    Kemi bere mire ne pjesen e pare thote, nje fraze me poshte thote ne pjesen e pare nuk ishim ne ritmin e duhur !! Kontradiktion total…

    Përgjigjjuni

    Lini një Përgjigje