Patëm raste të shumta për të filluar festën, por para portës së Kovar dështuam.
Kombëtarja e Shqipërisë ka regjistruar barazimin e parë në këtë edicion të UEFA Nations League, me “Kuqezinjtë” që në kanë ndarë pikët me Çekinë në “Air Albania”, me sfidën e vlefshme për xhiron e 5-të të Grupit B1, që u mbyll në shifrat 0-0.
Miqtë çekë kanë arritën të trondisnin dy herë portën e Strakoshës, teksa fillimisht ishte Vaclav Jemelka, i cili kap traversën pas një goditjeje me kokë në minutën e 13’-të dhe pak sekonda më vonë Lukas Cerv godet në të njëjtin vend nga distanca, por vetëm kaq.
Pjesa e mbetur e lojës pa një dominim të pastër të “Kuqezinjve”, të cilët patën raste të shumta shënimi me Bajramin, Tuçin, e Qazim Laçin me këtë të fundit që pati rastin më flagrant për të gjetur rrjetën, por në fund rezultati mbeti i pandryshuar.
Rikthimin e tij me fanellën “kuqezi” e bëri edhe “katalizatori” i mesfushës, Amir Abrashai, i cili zbriti në fushë pas plot 8 vitesh.
Ndërkaq, sa i përket renditjes në Grupin B1, të UEFA Nations League, Shqipëria ngjitet në kuotën e 7 pikëve, po aq sa Gjeorgjia e vendit të 2-të dhe 1 më pak se Çekia kryesuese, ndërsa në vendin e fundit të grupit është Ukraina me 5 pikë.
Perpos ndeshjes qe ishte e merzitshme, komenti i Yllit eshte nje torture me vete. Nuk arrita ti numeroj sa here e perdori fjalen : Fantastik(e). Tmerrsisht I dobet dhe mungese te flajorit Shqip. Ekipi kishte disa momente qe jepte disa shenja jete, por performance e dobet. Nderrimet nuk I kuptoj. Ose na merr per budallenj ky Silvinho , ose eshte frikacak edhe I pa pregatitur. Pse dreqin nuk e fut Hoxhen? Edhe Muci edhe Uzunin I futi shume vone.Ky per barazim luajti? Ismaijli, Ajeti Strakosha, Seferi dhe deri diku Bajrami, te tjeret shume dobet. Kot pa dashje nese e rrafim Ukrainen, por nuk ma merr mendja me ket trajner frikacak.
Te dy palet u ndeshen si gladiatore, ji si futbolliste.