"Jemi afër me pikët, gjithçka mund të ndodh", Sylvinho shpjegon zgjedhjen e sulmit: Tuci na jep centimatra, shumë ndryshe nga Uzuni

16 Nëntor 2024, 23:33Sport TEMA
"Jemi afër me pikët, gjithçka mund të ndodh",

Shqipëria nuk ka shkuar më shumë se 1 pikë sot në stadiumin Kombëtar. Kombëtarja u nda në një 0-0 me Çekinë dhe tani përqendrohet në sfidën e fundit të Nations League me Ukrainën.

Në intervistën e pas ndeshjes ka folur mbi këtë sfidë trajneri i Kombëtares, Sylvinho.

“Është një skuadër shumë e vështirë. Luajnë me shumë intensitet. Janë shumë fizik. E ritheksoj është një grup shumë i ekulibruar. Luajnë me topa të gjatë dhe kur kriojojmë hapësira ata na gjejnë 4 me 4. Çekia është një ekip shumë, shumë i vështirë. Nuk jam i kënaqur me pjesën e parë.

Kemi vuajtur shumë në Pragë. Nuk jemi një skuadër aq fizike si ata që luajnë me presion shuëm të lartë. Duhet të punojmë shumë të fitojmë.

Tuci ka bërë një ndeshje të shkëlqyer. Kemi bërë zgjedhej me Tucin pasi luan mirë brenda dhe na jep centimetras prej gjatësisë. Uzuni është sulmues shumë i mirë, po me karakteristika të tjera. Çekia është shumë lartë fizikisht dhe janë të gjatë. Kjo na vështirëson punën.

Nuk mund të jap një notë se sa e mendoj nga 1 te 10 që marrim kreun. Është grup i ekuilibruar. Gjithçka e hapur dhe gjithçka mund të ndodhi. Duhet të jemi të përgatitur për ndeshjen e fundit. Gjeorgjia dhe Ukraina barazuan sonte. Të gjithë janë të ngjeshur me pikët. Teknikisht, vetëm Ukraina nuk mund të marrë vendin e parë.”, u shpreh tekniku i Kombëtares, Sylvinho.

5 Komente

  1. e
    e po...

    Ky trajneri i kombtares me duket si psikopat; eshte apo me duket mua?

    Përgjigjjuni
    1. T
      Tifozi plak

      Te duket ty .ceket ishin teper te forte fizikisht e i mbyten lojtaret tane ne cdo dyluftim ne ajer e ne toke.ky trainer keta lojtare ka s’ks c’te beje me teper.

      Përgjigjjuni
      1. p
        pjeter

        Po normale qe te duket,ai ka rene ne mesin tone,jemi te gjithe trajnera dhe na shperthen inteligjenca nga poret e lekures!!

        Përgjigjjuni
      2. b
        bk

        Sipas tij Messi nuk duhet te luaj se eshte i shkurter. Te me falin por nuk futen Tuci, Seferi para Mucit, Uzunit apo Hixhes. Ka mundesi per nje sulm me te mire, bilè edhe per nje trainer me te mire.

        Përgjigjjuni
        1. © KENDVESHTRIM TJETER ©

          Po, do vazhdojmë të luajmë me ekipe edhe më të forta, por duhet të pranojmë difektet e ekipi tonë kombëtar dhe të punohet për përmirësimin e tyre. Skuadra jonë nuk ka disiplinë taktike. Nuk besoj se trajneri braziliane ka në taktikën e tij lojën me pasime të gjata. Në drejtim të psimeve në kuadrat,ka përmirësim , por largësia e lojtarëve të rreshtuar pa kriter bën që topi të përceptohet në shumicën e rasteve nga kundërshtarët .

          Përgjigjjuni

          Lini një Përgjigje